E Shtunë, 31 Tetor 2026

Progres Raporti Fyle ben publik sot qendrimin e KE

Progres Raporti i KE-së sot do ët jetë publik për të gjithë. Zbardhja e tij për median do të bëhet nga Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule.
Komisioni Europian do të publikojë sot progres raportin për vendet që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Europian mes të cilave edhe Shqipëria.

Sipas axhendës së përcaktuar nga komisioni në orën 12: 30 komisioneri për zgjerim Stefan Fyle do të jetë në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian ku do të prezantojë paketën e zgjerimit. Pas këtij takimi që pritet të zgjasë 90 minuta, komisioneri Fyle do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të bëjë publik qëndrimin e KE për këto vende ku do të jepet edhe Shqipëria.

Ambasadori i KE në Tiranë Etore Sekui shmangu dje çdo koment për progres raportin duke thënë se sot do të ketë shumë mesazhe për të. Ambasadori do t`u dorëzojë sot progres-raportin krerëve më të lartë të shtetit, liderit te opozitës, si dhe shoqërisë civile, ndërkohë që në orën 19.00 në qendrën e informimit te BE do të zhvillohet një konference për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›