Përfundon riparimi i segmentit Rrogozhinë–Elbasan

TIRANË, 6 maj/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bëri të ditur se kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresës asfaltike të dëmtuar në segmentin rrugor Rrogozhinë–Elbasan.
Ky investim ka si qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Në kuadër të këtij projekti, janë kryer punimet për rikonstruksionin e shtresës asfaltike të dëmtuar, duke siguruar një sipërfaqe të rregullt dhe të qëndrueshme për qarkullimin e mjeteve, si dhe vendosja e shenjave të nevojshme për orientimin e drejtuesve të mjeteve dhe përmirësimin e dukshmërisë në kushte të ndryshme moti.
Ky projekt është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të ARRSH-së për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe garantimin e kushteve të sigurta për përdoruesit e rrugës. /j.p/
1 nga 5