Përfundon sezoni për Veronin

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 15:14
Ka përfunduar sezoni për Juan Sebastian Veron. Veterani i Estudiantes mungon qe disa javë për shkak të lëndimit në nyjë të këmbës, por mjekët konstatuar se ai nuk do të kthehet deri në fund të sezonit.
Kampionati argjentinas do të përfundojë më 19 qershor, ndërsa 36 vjeçari llogarit të kthehet për sezonin e ardhshëm. Ish futbollisti i Manchester United, Chelsea, Inter, Parma, Sampdoria e Lazio, nuk pati një sezon të mirë me Estudiantes.
Ky ekip aktualisht është i 13-ti në Argjentinë, derisa është eliminuar nga Copa Libertadores, të cilën e fitoi vjet.