Taiwo, i nderuar që do luajë në Milan

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 17:00
Taye Taiwo e ka kaluar me sukses të mërkurën vizitën mjekësore te Milani.
Mbrojtësi i majtë ganez, të cilin ekipi Rossoner e mori pa para, duke marrë parasysh se ai ishte i lirë, thotë se ndihet me fat që do t’i bashkohet kampionit të ri të Italisë.
“Për mua është një nder që të luaj me Milanin. Kur më ka kontaktuar ky klub, nuk kam menduar dy herë dhe e kam pranuar. Lojtari me të cilin kënaqem më së shumti kur e shoh duke luajtur te Milani është Ibrahimovic”, tha ish futbollisti i Olympique Marseille, i cili në kampionatin francez ka shënuar 5 gola këtë sezon.