E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deschamps mbetet në Marseille

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 16:00

Pothuajse është e sigurt se Marseille nuk do ta fitojë titullin në Francë këtë sezon, por trajneri Didier Deschamps do ta udhëheq gjigantin francez edhe një vit.

Për këtë ka siguruar presidenti Jean-Claude Dassier.

“Kishim potencial të bënim më tepër. Por, kjo nuk do të thotë se ne nuk besojmë në trajnerin. Deschamps do të mbetet me ne, jam fort i sigurt. Do të bisedoj me të pa përfunduar ky muaj dhe ai do ta vazhdojë aventurën në Marseille”, tha Dassier për mediat franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›