Maradona mbulohet me para

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 15:15
Një pagesë mahnitëse. Sipas shtypit argjentinas, para kontrata e nënshkruar nga Diego Armando Maradona për ta udhëhequr për dy vjet skuadrën nga Dubai, Al Wasl vlen 4 milionë dollarë në vit.
Zëra të tjerë nga Buenos Aires flasin për 5 milionë, duke i përfshirë kompensimet për këshilltarët dhe ndihmësit e legjendës argjentinase.
Sipas të përditshmes ekonomike ‘Cronista Comercial’, paga e re e Maradonës do të jetë 66 për qind më e madhe se ajo që merret kur e udhëhiqte Argjentinën. Kontrata do të jetë valide nga qershori, ndërsa kampionati në Dubai fillon në muajin shtator.