Inter, Pastore para Sanchezit

Nga Express më 18 maj 2011 në ora 16:31
Në një intervistë për televizionin ‘Le Iene’, presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për përforcimet që do të arrijnë tek kampioni i Evropës gjatë verës.
Kreu i klubit Nerazzurr ia ka mësyrë mesfushorit argjentinas të Palermos, Javier Pastore, i cili është bërë objektiv serioz i këtij ekipi.
“Më shumë ka mundësi që të vijë tek ne Pastore sesa Sanchez”, theksoi Moratti. Ai e përjashtoi mundësinë që sulmuesi i Napoli, Edinson Cavani t’i bashkohet Interit, ndërsa konfirmoi se Lionel Messi mbetet ëndërr e tij. Sa i përket Zlatan Ibrahimovic, Moratti tha se do ta kthente vetëm nëse e merr ‘gratis’.