E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, bombë para zyrave të qeverisë

Një bombë artizanale shpërtheu dje pak përpara se kryeministri grek Lukas Papademos të fliste në parlamentin grekë. Shpërthimi ndodhi pranë zyrave të zëvendësministrit grek të Punëve të Jashtme, Mariliza Xenogiannakopoulou duke shkaktuar dëme të lehta, dhe fatmirësisht asnjë viktimë.

Atentati i konfirmuar nga policia disa orë me vonesë, ndodhi disa orë para se Parlamenti grek të mblidhej për të dëgjuar fjalimin e kryeministrit dhe programin e ri të kabinetit të koalicionit të drejtuar nga kryeministri Lukas Papademos, i cili theksoi nevojën e zbatimit të një programi të rreptë masash, që nevojiten për të siguruar qëndrimin e Greqisë në eurozonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›