E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rohan: Bisedime në bazë të planit Ahtisaari

Albert Rohan, i cili është bashkëhartues me Marti Ahtisaarin, i propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës është shprehur se ai plan, i njohur si Pakoja e Ahtisaarit, është zgjidhja edhe për veriun e Kosovës, dhe në vend të diskutimeve për një zgjidhje të re, do të duhej të bisedohej për zbatimin e planit.

Mediat kosovare raportojnë se diplomati i austriak, Rohan, thotë se përgjegjësia për veriun e Kosovës është para së gjithash e institucioneve dhe e lidershipit politik të Kosovës, por edhe e Beogradit dhe vetë serbëve në veri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›