E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon takimi në PDK, Thaçi nuk merr pjesë

Mbledhja e kryesisë së PDK-së ka përfunduar pa ndonjë rezultat apo qëndrim konkret lidhur me krizën politike në vend. Në këtë takim nuk ka marre pjesë kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, i cili vazhdon të jetë në konsulta me përfaqësuesit ndërkombëtarë.
 

Pas takimit u prononcua shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili deklaroi se PDK do të bëjë çdo gjë që është e mundshme për të gjetur zgjidhje qe do ta nxirrte vendin nga kriza aktuale.
 

Ai po ashtu ka konfirmuar se për PDK-në është i papranueshëm propozimi i kreut të LDK-së, Isa Mustafa, që të arrihet një marrëveshje që zgjedhjet të mbahen vitin e ardhshëm. Grabovci tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë për shkak se bie ndesh me Kushtetutën, dhe sipas tij, vendi më këtë rast do të shkonte nga kriza në krizë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›