E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi:Duhet të jem pjesë e bisedave, për zgjidhjen e krizës

Ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi tërthorazi ka pranuar se është anashkaluar prej bisedave për daljen nga kriza politike. Ai pas takimit të kryesisë së PDK-së, tha se realisht këto biseda është dashur t`i udhëheqë presidenti, por sipas tij në çdo rrethanë më e rëndësishme është arritja e marrëveshjes dhe dalja nga kriza.

“Realisht me kushtetutë, thuhet se bisedimet në raste të tilla do të duhej t`i udhëhiqte presidenti i Kosovës. Por nëse arrihet një marrëveshje që është në interes të çështjeve qe po kalon Kosova, është një marrëveshje e mirë”, tha Krasniqi.
 

Ai shtoi se tani është krijuar një situatë e re dhe sipas tij për president duhet ketë kandidat të tjerë.
“Tani duhet të ketë kandidatë të tjerë, do ta shohim se kush janë emrat, ne verbërisht nuk do ta mbështesim askënd”, ka deklaruar Krasniqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›