E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të të mos e largojnë vëmendjen nga Ballkani

Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi, në Darkën vjetore të Kongresistëve Republikanë, bëri thirrje për angazhim më të madh dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në Ballkan.
 

Ai ka shtruar nevojën për praninë e mëtejshme ushtarake të SHBA në Evropën Juglindore, duke kërkuar për të mbajtur hapur dhe Kampin Bondsteel në Kosovë, për të cilin disa zyrtarë të qeverisë amerikane, kanë rekomanduar për mbylljen e saj për të ndihmuar në bilancin e buxhetit federal të SHBA.

Darka e vjetore e Kongresisteve Republikanë u mbajt në Muzeun Kombëtar në Uashington.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›