Tre objekte në Kalanë e Shkupit

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 18:50
Tre objekte muze, mes tyre edhe muzeun kishë, do të jenë pjesë e infrastrukturës së re në Kalanë e Shkupit.
Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka theksuar se njëri objekt do të jetë kishë-muze, në vendin që tashmë është ngritur, ku do të vendosen artefaktet e periudhës së bizantit, objekti i dytë do të jetë një kullë nga periudha osmane dhe objekti i tretë që do të jetë simbol i periudhës parahistorike.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzman ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të duhet të përfundojnë objektet e tilla që reflektojnë historinë e këtij vendi.
Kjo drejtori ka vlerësuar se me këto objekte do të ringjallet Kalaja e Shkupit, që konsiderohet si zemra e Shkupit. (INA)