E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria dënon dhunën e bandave kriminale serbe

Nga Express më 29 shtator 2011 në ora 10:45

Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë e ka dënuar dhunën e shkaktuar nga bandat kriminale serbe kundër forcave të NATO-s në kufirin Kosovë - Serbi.

“Ne i dënojmë dhe e ndjekim me shqetësim dhunën e kryer nga grupet kriminale serbe në pjesën veriore të Kosovës kundër forcave të NATO-s”, ka thënë Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

”Tirana plotësisht i mbështet përpjekjet nga autoritetet e Kosovës për të siguruar implementimin e ligjit dhe të rendit në gjithë territorin, me bashkëpunim të fuqishëm të EULEKS-it dhe KFOR-it”, thuhet më tutje në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë po ashtu thekson se shkatërrimi i strukturave paralele të udhëhequra nga bandat kriminale, kanë për synim destabilizimin dhe sjelljen e pasigurisë në këtë pjesë të Ballkanit, derisa janë përgjegjësi e qartë e Serbisë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›