E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgatitet manovër ushtarake për ndërhyrje në veri të Kosovës

Nga mediat austriake është njoftuar se një manovër ushtarake do të mbahet në mesin e muajit dhjetor.

Sipas mediave, bëhet fjalë për rreth 2500 trupa ushtarësh me makineri të re helikopterësh special me të cilët mund të kryhen operacione ajrore dhe këmbësorie , këto makineri i takojnë brigadës së VII ushtarake të Austrisë.

Kjo manor ka për qëllim ndërhyrjen në Veri të Kosovës, në rast se do të jetë e nevojshme. Komandanti i Brigadës së VII, Starlinger Thomas, ka shpjeguar për këtë manovër se: “Kemi zgjedhur regjionin e Kärntnit për të kryer këto trajnime, sepse territori i saj është i ngjashëm me atë të Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›