Përgatitja për vitin akademik në shkolla dhe n♪7 universitete
Përgatitja për vitin e ri akademik në shkolla dhe universitete tashmë ka filluar. Në infrastrukturën e shkollave po bëhen përgatitje për të pritur nxënësit apo studentët për këtë vit të ri akademik. Shumë shkolla të mesme dhe 9-vjeçare po restaurohen dhe po përgatiten territoret dhe këndet sportivë në këto shkolla. Njëkohësisht MASH-i po bën përgatitjet paraprake për hedhjen e librave të rinj në treg, si dhe për mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore. Librat do të subvencionohen nga shteti për të mundësuar blerjen nga të gjithë nxënësit, qoftë edhe nga ata nxënës që nuk kanë mundësi financiare të përballojnë blerjen e librave. Kjo, pasi kostoja e tyre nuk është e përballueshme nga të gjithë. Librat do të shpërndahen në libraritë pranë shkollave përkatëse dhe do të kenë pullën e MASH-it, në këtë mënyrë do të shmangen edhe abuzimet. Nga rezultatet e vitit të kaluar, kjo mënyrë rezultoi efikase, pavarësisht disa rasteve. Kështu, nxënësit janë të detyruar t’i blejnë librat në librarit e caktuara nga shkollat për blerjen e librave, pasi në të kundërt, ata nuk do të përfitojnë subvencionimin. Përgatitje të veçanta për të paraprirë mungesave në stafin akademik ka bërë edhe Rektorati i Tiranës, i cili është në fazën e përzgjedhjes së pedagogëve të rinj. Universiteti i Tiranës miratoi kriteret e përgjithshme dha ato të veçanta për punësimin e 160 pedagogëve të rinj në degët e tetë fakulteteve e tij. Rektorati i këtij universiteti ka dorëzuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik buletinin e shkollave të larta për vendet e lira të punës. Me shpalljen e kritereve janë përcaktuar edhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për të qenë të përzgjedhurit. Kriteret e vendosura nga UT-ja kërkojnë rritjen e nivelit profesional të kandidatëve dhe janë kërkesat më të larta që duhet të përmbushë një kandidat për të qenë pjesë e stafit akademik të fakulteteve. Kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes në tetë fakultetet e UT-së konsistojnë që kandidatët konkurrentë duhet të jenë të diplomuar në fushën përkatëse brenda dhe jashtë vendit. Nota mesatare e studimeve për pranimin e kandidatëve duhet të mbi 9-ë për studentët që kanë mbaruar një fakultet brenda vendit. Ndërsa për kandidatët që kanë përfunduar universitetet e huaja mesatarja e studimeve duhet të jetë mbi 8. Secili nga departamentet në fakultetet e UT-së ka vendosur kritere të veçanta. Disa prej fakulteteve kërkojnë që aplikantët të kenë marrë medalje ari brenda vendit apo jashtë tij. Njëkohësisht kërkohet që kandidatët të kenë punuar si lektor në një nga fakultetet e huaja dhe të kenë publikimet e tyre brenda fakultetit. Kriter kryesor është edhe mosha e pranimit për t’u bërë pedagog i ardhshëm.
8 Gusht 2008