E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmat e ndertimit ne krize, 700 apartamente te pa shitura

Korce- Ne qytetin e Korces jane rreth 700 apartamente banimi te pa shitura, c'ka ka ngurtesuar fondet e firmave te ndertimit. Nje pjese e mire e tyre kane dy vjet qe nuk po shiten, gje qe ka ngadalesuar hovin e ndertimit te pallateve te tjera. Ndertuesit bejne njeheresh te ditur se pengese nuk eshte cmimi, pasi prej disa vitesh nuk ka ndryshuar. Ndertimet e apartamenteve ne qender tregtohen me cmim me te larte, ndersa ne periferi cmimi i tyre eshte me ulet. Lida Kushe, kryetare e Shoqates se Ndertuesve, njeheresh edhe presidente e njeres prej firmave te ndertimit ne Korce, ka deklaruar se shitja e apartamenteve prej vitesh ka qene e ngadalte. "Kjo ka ndodhur jo per cmimin e larte te tyre, as per mungese te kerkesave e nevojave, por per shkak te uljes se fuqise blerese te qytetit", thote Kushe. Edhe emigrantet qe ne vitet e meparshme ishin bleresit me te shumte te apartamenteve, tani kane me pak kerkesa, pasi investojne per te jetuar atje ku jetojne dhe punojne. "Krahasuar me cmimet e qyteteve te medha urbane te vendit, ne Korce cmimet e apartamenteve kane qendruar ne vend dhe jane me te uleta. Keshtu ne qender te qytetit ky cmim qendron ne 50-55 mije leke metri katror, ndersa ne periferi ai shkon ne 40 mije leke metri katror", vijon kreu i shoqates. Keto cmime, sic ben te ditur Kushe, kane vite qe nuk kane levizur. Per t'u krijuar lehtesira bleresve, te gjitha firmat e ndertimit ne shumicen e rasteve, shitjet i kryejne me keste. Ne rastet kur bleresi i ka te gjitha parate ne dore, i ulet cmimi 5 per qind. Kushe ben te ditur se me gjithe keto lehtesira, jane afro 700 apartamente banimi te pa shitura.

D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›