E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja per grabitje ne '96, pranga 3 veteve

Tirane-Nje vrasje e ndodhur ne vitin 1996 ne Sarande, por e konsideruar pothuajse e mbyllur per shkak te djegies se dosjes gjate trazirave te vitit 1997, eshte rihapur serish per gjykim. Ka qene deshmia e dhene nga gruaja e viktimes, ajo qe ka ndihmuar prokurorine e ketij rrethi, per te rindertuar ngjarjen. Pas rihapjes se hetimeve, ne qershor te vitit te kaluar nga Prokuroria e Sarandes, per vepren penale "vjedhje me pasoje vdekjen" dhe ne baze te provave te grumbulluara, policia ka ndaluar dje 3 persona te dyshuar si autore te ngjarjes. Ata jane Shahin Ismaili, Metush Bushaj te dy banues ne fshatin Gjashte, si dhe Edvin Kamberaj, banues ne fshatin Metoq te Sarandes. Burime zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme, bene te ditur se hetimet e ketij procedimi penal po kryhen nga oficeret e Policise se Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore, nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Sarande. Vrasja e Jorgo Zisit, ka ndodhur ne muajin korrik te vitit 1996, por Prokuroria e Sarandes, nuk ka pasur te dhena per numrin e procedimit, apo per persona te dyshuar ne kryerjen e vepres penale, pasi per shkak te trazirave te ndodhura ne muajin mars te vitit 1997, fashikulli i procedimit ne prokurori dhe gjykate, u dogjen dhe personat pergjegjes, u shmangen nga pergjegjesia penale. Nje nga te dhenat kyce per ngjarjen, ishte edhe deshmia e njeres prej deshmitareve me te rendesishme te ngjarjes, bashkeshortes se viktimes, Gafuro Zisi. Ajo ka shpjeguar me hollesi te gjithe ate cka ndodhi korrikun e vitit '96, ne lokalin e saj, ku u vra edhe i shoqi. Vrasja ka ndodhur ne fshatin Dyrmish te rrethit Sarandes. Disa persona, te cilet dyshohet se kishin pasur dijeni se ku i mbante viktima parate, kane mundur te shqyejne kasaforten e tij dhe t'i vjedhin nje sasi dhrahmish. Me pas nje prej grabitesve, e ka vrare ate me thike, ne lokalin ku ai punonte se bashke me gruan e tij. Pas grabitjes, autoret jane larguar dhe pergjate gjithe ketyre viteve, kane mundur t'i fshihen drejtesise.
L.K
Te arrestuarit
Shahin Ismaili
Metush Bushaj
Edvin Kamberaj

Akuza
Hetimet per vrasjen e Jorgo Zisit, u rihapen ne qershor te vitit te kaluar nga Prokuroria e Sarandes, per vepren penale "vjedhje me pasoje vdekjen". Dosja e konsideruar gati e mbyllur per shkak te djegies se dosjes gjate trazirave te vitit 1997, eshte rihapur serish per gjykim.

Ngjarja
Vrasja ka ndodhur ne fshatin Dyrmish te rrethit Sarandes. Disa persona, kane mundur te shqyejne kasaforten e Jorgo Zisit, dhe i kane vjedhur atij nje sasi dhrahmish. Me pas nje prej grabitesve, e ka vrare ate me thike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›