E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjaket ne sy te udhetareve shoferi i linjes se Tiranes

11/10/2010Kater persona rrahin me mjete te forta 36-vjecarin

DURRES- Persona te mbetur ende anonim kane rrahur e gjakosur shoferin e nje autobusi te linjes Durres-Tirane teksa ai behej gati te udhetonte drejt kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur ne mes te dites ne vendin e quajtur Stacioni i Trenit ne Durres vend i stacionimit dhe nisjes se linjave te autobuseve urban e interurban nga Durres per ne Tirane Veri e Jug te vendit. Disa persona qe kane bere debate me shoferin e autobusit DR 4951 D kane qelluar me shqelma dhe mjete te forta ne koke e ne trup shoferin E. Muka 36 vjec. Agresoret e kane nxjerre nga autobusi shoferin dhe pasi e kane rrahur e gjakosur jane larguar ne drejtime te ndryshme pa rene ne duart e policise. I demtuari E. Muka ishte i punesuar pronari i autobusit me targa DR 4951 D. Kater te persona te cilet thuhet se jane te moshes 28-35 vjec e kane nxjerre me force shoferin nga sedilja e tij dhe pasi e kane zbritur ne toke e kane qelluar pa nderprerje ne sy te udhetareve te shofereve dhe kalimtareve. Ata e kane goditur dhunshem ne te gjithe trupin dhe e kane qelluar me sende te forta duke e gjakosur dhe plagosur rende. Pas veprimit te dhunshem te gjithe personat qe kane marre pjese ne kete ngjarje te rende kane hipur ne nje mjet dhe jane larguar nga vendi i ngjarjes. Ne castet e ushtrimit te dhunes askush nuk ka nderhyre per te ndare dhe per te shpetuar shoferin nga plaget e renda ne trup ndersa vetem pasi agresoret jane larguar disa shofere kane telefonuar ne sallen operative per ngjarjen tek stacioni i trenit. Grupi hetimor ka shkuar ne pak minuta ne vendin e ngjarjes nderkohe qe drejtues te policise po hetojne edhe faktin se si ka qene e mundur zhvillimi i ngjarjes ne nje vend qe ka prani te shume efektivave blu dhe te uniformave te Policise se Qarkullimit Rrugor. Xh. Gradica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›