E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me uje ne shtepi 75 per qind e Kenetes

11/10/2010U investuan 280 milione leke per shtrimin e tubacionit. Nderhyrje dhe ne zona te tjera

Investimet e viteve te fundit ne zonen informale te Kenetes kane bere te mundur zgjidhjen perfundimtare te furnizimit me uje per me shume se 75 per qind te popullates. Deklarimet jane bere ne menyre zyrtare nga drejtori i Shoqerise se Ujesjelles-Kanalizimeve Doklead Ademi ne fundjave teksa vetem pak dite me pare kishte pohuar se ka zgjidhur edhe ceshtjen e rinovimit teknologjik te 8 stacioneve te pompimit.

Uji

Keneta mendohet se ka nje popullsi qe vertitet tek 29-30 mije banore dhe se pjesa me e madhe shtrihet nga unaza e qytetit deri ne drejtim te mbikalimit te Shkozetit. Drejtoria e pergjithshme e Ujesjelles-Kanalizimeve pas perfundimit te studimit te plote per zonen ne fjale ka ofruar 280 milione leke per te shtrire tubacionet e ujit nga tubacioni kryesor ne ate te rrjetit dytesor e deri ne banesa familjare. Pika numer 2 e furnizimit me uje per ish-Keneten ka marre ujin nga tubi 600 mm dhe rrjeti ka kaluar ne cdo skoline. Jane 8 skolina te populluara qe tani kane jo vetem uje ne cdo banese e objekt biznesi por edhe mates te sasise se ujit te pijshem. Drejtori Ademi ka bere te qarte se uji ka shkuar deri ne afersi te Shenvlashit duke mbetur per te ardhmen e afert shtrirja e rrjetit edhe ne anen veriore te dy-tri skolinave skajore ne kufi me parcelat e sektorit Rinia. Ndermarrja ka marre persiper te mbylle cdo kerkese per uje te pijshem ne kete pjese te qytetit te Durresit e cila ka me shume se 10 vite ka vuajtur mungesen e ujit. Paralelisht me investimin jane hequr te gjitha lidhjet e paligjshme dhe tubacionet qe shtriheshin pergjate kanaleve te hapura te mbushura me ujera te zeza. Shmangia e lidhjeve te tilla ka zbehur shfaqjen e infeksioneve ndersa ujesjellesi paralelisht me matesit ka realizuar edhe lidhjen e kontrates per sherbimin qe afron. Sot ne Kenete ka uje sa edhe brenda ne qytet duke ndikuar ne krijimin e kushteve te plota higjienike. Drejtori i Shoqerise se Ujesjellesit Doklead Ademi ka bere te ditur se ne fillim te vendosjes se matesve pati reagime nga banoret te cilet per shume vite jane ndier te zhgenjyer. Ndersa kjo faze tashme eshte kapercyer ujesjellesi ka ngrire nga ana vet te gjitha faturat e ujit te pijshem te leshuara nga faturistet pa shkuar ne banesa e biznese. Sipas te dhenave dhe ankesave te depozituara dhjetera familje ne Kenete jane faturuar ne menyre sistematike duke u ngarkuar me detyrimin per shlyerjen e ujit te pijshem. Por pas verifikimit te terren eshte mesuar se ne nje numer te konsideruar kjo fature nuk perkon me realitetin pasi ne banesa nuk ka pasur linje uji te pijshem dhe se adresat nuk jane thuajse asnje e sakte. Ne harkun kohor te tre muajve ujesjellesi do te investoje per projektin e sistemit te ri te ujit ne NISH Tulla periferi e Shkozetit ish Agro eksporti dhe tek shinat e trenit ne Plazh siperfaqe te mbetura jashte skemave deri me tani. Sipas drejtorit Ademi eshte punuar intensivisht edhe ne drejtim te shmangies se humbjes se sasive te medha te ujit te pijshem nga Fushe Kuqe deri ne Durres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›