E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjakjet vazhdojnë sërish të prekin Afganistanin

Kabul - Të paktën shtatë civilë afganë mbetën të vdekur nga një shpërthim kamikaz në juglindje të vendit. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare për agjencinë “Reuters”, vetëm një ditë pasi rebelët talebanë ndërmorën një sulm po në atë zonë.

Aktualisht aktet e dhunës kanë arritur shkallën më të lartë që pas rrëzimit të regjimit të talebanëve në vitin 2001, megjithëse janë shtuar trupat e huaja.

Një atentat tjetër kamikaz shkaktoi plagosjen e 21 civilëve në qytetin Khost. Kamikazi hodhi veten në erë në një makinë të mbushur me eksploziv. Të gjithë viktimat mësohet se ishin punonjës në bazën e NATO-s në atë qytet.

Ndërkohë që, një grup rebelësh talebanë sulmuan dje ndërtesat qeveritare në Khost. Në këto sulme mbetën të vdekur 9 afganë, shumica punonjës të sigurisë, dhe 11 militantë talebanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›