“Përgjegjëse jo Qeveria, por krerët e sindikatës”
14/09/2011 Kuvendi zhvillon interpelancë me ministrin e METE-s për minierën e Bulqizës
Naço i sugjeron opozitës ngritjen e një komisioni hetimor për akuzat e saj
Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, gjatë interpelancës për minierën e kromit në Bulqizë dhe grevën e minatorëve, ka zhveshur qeverinë nga përgjegjësia për krijimin e kësaj situate. Ai deklaroi se pas grevës në Bulqizë janë edhe interesa të krerëve sindikalistë, që bëjnë biznese pas krahëve të punëtorëve.
Dyshimet
Naço shprehu keqardhjen për mosarritjen e një zgjidhjeje mes palëve akoma dhe sot pas një kohe të gjatë. “Acarimet dhe përjashtimet e herëpashershme të krerëve sindikalistë, në momente kur palët ishin në pragun e plotësimit të kërkesave, krijon premisa për interesa personale dhe qëllime të ngushta ekonomike dhe politike, për krijimin artificialisht të tensioneve sociale në minierë dhe në qytetin e Bulqizës. Pasi kam ndjekur nga afër dinamikën e kësaj greve, kam krijuar bindjen se drejtuesit e grevës po spekulojnë me interesat e ligjshme të minatorëve dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të larguar kompaninë ACR, me synimin e qartë për t’u kthyer nga sindikalistë në biznesmenë, qoftë edhe me financimin e disa gupeve biznesi lokale që mbajnë “peng” zgjidhjen e kësaj situate, deri në falimentimin e plotë të kompanisë ACR”, deklaroi ministri Naço. Ai deklaroi se METE ka një paketë të plotë ligjore, që përmban ligjin bazë dhe 33 akte nënligjore të hartuara në zbatim të tij, dhe që synon reformimin e sektorit minerar. Ai deklaroi vendosmërinë e METE-s për të respektuar ligjin, për të garantuar zhvillimin normal të veprimtarisë në minierën e Bulqizës dhe kudo tjetër, të sigurojë kushte optimale sigurie në pune dhe për shëndetin e punonjësve nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes efektive të aktivitetit në minierë, duke vlerësuar këto miniera si një pasuri kombëtare. Në përfundim të fjalës së tij, referuar edhe akuzave të opozitës si kreu i METE-s, u sugjeroi atyre ngritjen e një komisioni hetimor. “Në rast se ju nuk besoni fjalën time dhe ato që parashtrova ka edhe një rrugë tjetër ligjore, ajo e ngritjes së komisionit hetimor parlamentar, në bazë të nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, për hetimin e marrëveshjes koncensionare dhe zbatimit të saj, pasi fjalët që ju thatë janë shumë të rënda dhe besoj se kjo çështje e ka të nevojshme një hetim të tillë. Në rast se nuk kërkoni ngritjen e komisionit hetimor, nuk më ngelet gjë tjetër veçse të mos i marr seriozisht fjalët tuaja”, përfundoi Naço.
Shpjegimi i situatës
Ministri Naço në fjalën e tij shpjegoi se arsyeja e pezullimit të aktivitetit minerar në zonën D ishte fakti se ACR më 2010 ka lidhur disa kontrata nënkontraktore me subjekte të tjera që operojnë në këtë fushë pa miratimin e ministrisë, që është në kundërshtim të plotë me kontratën koncensionare. “Shoqëria koncensionare nuk ka realizuar programin e investimeve sipas marrëveshjes koncensionare për punimet që lidhen me thellësinë, dhe më konkretisht hapja e kompleksit të punimeve në nivelin 16 dhe 20. METE, duke vlerësuar me përgjegjshmëri dhe objektivitet raportin e përpiluar në grupin e punës, me specialistët më të mirë në fushën minerare të kësaj ministrie, të AKPN-së të shërbimit gjeologjik shqiptar, mori edhe këto masa: pezullimin e menjëhershëm të lejes minerare në zonën D dhe shpalljen e pavlefshme të të gjitha marrëveshjeve nënkontraktore që shoqëria ACR kishte lidhur me subjektet lokale që në vitin 2010, duke urdhëruar që aktiviteti në këtë zonë do të kryhet vetëm nga shoqëria koncensionare ACR, në përputhje të plotë me ligjin për sektorin minerar”, tha ai.
Miniera e kromit, opozita publikon fakte të forta në Kuvend
Tahiri: ACR kompani e Rulit dhe zyrtarëve të PD-së
Opozita ka lëshuar akuza të rënda në adresë të anëtarëve të kabinetit qeveritar “Berisha” dhe funksionarëve të tjerë të mazhorancës qeverisëse për abuzimet dhe korrupsionin me minierat e Bulqizës. Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, ka akuzuar si të përfshirë në aferat me minierën ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli dhe vëllanë e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës. Përfaqësuesi i PS-së në Parlament tha se historia e koncensionit në atë minierë është transformuar në një marrëdhënie korruptive dhe të jashtëligjshme. Sipas tij, marrëveshja koncensionare është lidhur fillimisht mes shtetit dhe DARFO, por pastaj DARFO u zhduk pa shpallur faliment, duke marrë edhe arkëtimin e milionave që kishte fituar në atë moment. “Me ndryshim emri u fut në lojë një tjetër kompani: ACR. Në 2007, kur fitoi të drejtën për të shfrytëzuar Bulqizën, kishte 7 vjet që mbijetonte në treg. E themeluar në vitin 2000, përfaqësuesit e saj kanë qenë Kristo Rodi dhe Eduard Belegu. Rodi, shok klase dhe mik i ngushtë me Genc Rulin. Në kohën kur ACR zëvendësoi DARFO-n ishte ministër Ruli. Duket se me miratimin e ministrit të asaj kohe, shoku i Rulit të drejtën për të shfrytëzuar minierën e kaloi nga DARFO te ACR”, tha Tahiri. Duke iu drejtuar ministrit Naço, socialisti tha se po lë në fuqi një marrëveshje edhe pse është tërësisht nul pa u miratuar nga Parlamenti. “Si ka mundësi që nuk i kërkoni kompanisë të shlyejë detyrimet financiare? Më e pakta kjo ngre dyshime për ju zoti Naço”, - vijoi ai. Seanca parlamentare në këtë pikë të diskutimit nuk u ka shpëtuar as tensioneve mes deputetëve. Pas akuzave të Tahirit në drejtim të fëmijëve të Kryeministrit Berisha, kanë reaguar disa deputetë të Partisë Demokratike, ku njëri prej tyre, Jemin Gjana, është ngritur dhe ka shkuar drejt foltores. Kjo situatë ka detyruar Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, të ndërpresë seancën, me qëllim shmangien e ndonjë agravimi të mëtejshëm të situatës pas akuzave. Pas qetësimit të situatës seanca rinisi, ndërsa ministri Naço nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi të qeverisë për situatën e krijuar me minierat.