E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Kuliçaj padit për shpifje Tahirin për akuzat e kontrabandës

14/09/2011  Tahiri: Emri i tij lidhet me mineralet

TIRANË- Policia e Shtetit përgënjeshtron akuzat e paraqitura dje në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë nga ana e deputetit Sajmir Tahiraj në lidhje me kontrabandën e mineraleve të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit z. Agron Kulicaj. Policia e Shtetit i konsideron këto akuza presione të papranueshme kundër punës së Policisë së Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kuliçaj ka depozituar dje pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë një padi civile për shpifje për shkak të detyrës kundër shtetasit Sajmir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Tahiri tha në Parlament se “Kontrabanda shkon më lart, tek “të paprekshmit” e familjes Berisha. Emri i Agron Kuliqit lidhet drejtpërdrejtë me kontrabandën e mineraleve. Maunet e kontrabandës ngarkohen dhe nisen nga Bulqiza për në Durrës. Rrugët e transportit janë në mbikëqyrjen e strukturave shtetërore, që mesa duket kryesohet nga Agron Kuliqi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›