E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të nisë puna për reformën zgjedhore

14/09/2011  Zgjedhjet e 8 majit, shefi i misionit të vëzhgimit takime në Tiranën zyrtare

Stonestreet: Të gatshëm të ndihmojmë në mbarëvajtjen e procesit

Reforma zgjedhore dhe nisja nga puna për hartimin e saj rikthehet sërish në qendër të deklaratave të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Mbyllja e zgjedhjeve lokale të 8 majit, si dhe raporti final i OSBE/ODIHR sjell si një domosdoshmëri ndërhyrjet e reja në këtë reformë, me qëllim evitimin e të gjitha problematikave të hasura në proceset e shkuara. Kështu, gjatë ditës së djeshme, shefi misionit të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonestreet zhvilloi një sërë takimesh në Tiranën zyrtare, ku veç prezantimit të problematikave dhe rekomandimeve të dala nga raporti për zgjedhjet e 8 majit, u kërkoi palëve politike të nisin punën për hartimin e një reforme të re zgjedhore. Në një konstatim të tillë u arrit në takimet e zhvilluara gjatë ditës së djeshme mes shefit të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit dhe drejtuesve të vendit. Kështu, Stonestreet zhvilloi takim me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto; kreun e shtetit, Bamir Topi; Kryeministrin Sali Berisha; kreun e LSI-së, Ilir Meta, me kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Nga ana e tij, shefi i misionit të vëzhgimit, Stonestreet vuri theksin te domosdoshmëria e një sërë rregullimesh ligjore, si edhe te krijimi i kushteve për rritjen e besimit të njerëzve te zgjedhjet, përmes një kulture politike që ta bëjë të mundur një gjë të tillë. Për këtë arsye, Stonestreet shprehu gatishmërinë e misionit për të dhënë ndihmesën e vet në procesin e reformës zgjedhore.

Takimi me PR

Shefi i delegacionit të misionit të vëzhgimit, Stonestreet u takua me nënkryetarin dhe sekretarin për çështjet zgjedhore të PR-së, Neritan Alibali dhe Arjan Madhi. Në fjalën e tyre përfaqësuesit republikanë vlerësuan në mënyrë të posaçme raportin si dhe rikonfirmuan angazhimin në përmbushjen e rekomandimeve.

Kryetari Rama

“Ky raport është një gur themeli për futjen e zgjedhjeve në binarët e duhur, që ndryshe nga raporti i vitit 2009 ndikoi pozitivisht në uljen e tensionit politik me objektivitetin e me qartësinë e tij. Ai është një ndihmë e çmuar dhe një pikë referimi solide për një reformë që t’u japë fund deformimeve zgjedhore.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›