Dalipi do vendim i Keshillit Bashkiak i paligjshem

"Çdo vendim i mundshëm sot në Këshillin Bashkiak të jetë nul dhe i paligjshëm, e theksoj, i paligjshëm. Grupi ynë i këshilltarëve shpreh keqardhjen për këtë situatë të krijuar, pasi të gjithë ne sëbashku duam të ndikojmë në cilësinë e jetës së qytetarëve, por kjo nuk mund të vijë në shkelje dhe dhunim të ligjit dhe rregullores së funksionimit të Këshillit Bashkiak. I bëjmë thirrje anëtarëve përfaqësues të grupit tjetër në Këshill që të mos marrin këto vendime dhe ti kthehet diskutimit me opozitën", tha Aldrin Dalipi, kryetar i grupit të këshilltarëve të PS-së.