Përgjigje nga Daci

Disa prej anëtarëve të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, me të mësuar rezultatin e zgjedhjeve të 15 nëntorit, kanë filluar të bëjnë me gisht kah Kryetari i këtij subjekti politik, Nexhat Daci.
Ata janë të pakënaqur me rezultatin e kësaj partie dhe pritet që shigjetat në drejtim të Dacit ti drejtojnë në ditët në vijim, kur, sipas gjitha gjasave, do të mblidhet Kryesia Qendrore e LDDsë.
Në zgjedhjet e vitit 2007, LDD kishte marrë 10.3 përqind të elektoratit, derisa të dielën kjo parti mori 6.2 përqind. Kështu, nga forca e katër politike që ishte në vitin 2007, sot LDD është forca e pestë.
Por, cilët janë shkaktarët e kësaj rënieje?
Në LDD, kryesisht grupi i të pakënaqurve, beson se kjo ka ndodhur për shkak të hyrjes në koalicion me AKRnë e Behgjet Pacollit. Pasi që ky koalicion, tek baza e LDDsë, është parë si shmangie nga filozofia rugoviane.
Naser Rugova, anëtar i Kryesisë së LDDsë, nuk dëshiron të flasë rreth arsyeve që çuan në rënien e elektoratit të partisë së tij.
Në fillim të javës së ardhshme do të ulemi dhe do ta analizojmë rezultatin e 15 nëntorit. Sigurisht, për suksesin dhe mossuksesin e partisë, përgjegjësia bie sipas hierarkisë së partisë, ka thënë Rugova për Express.
Por, a nënkupton kjo dorëheqjen e Nexhat Dacit nga drejtimi i LDDsë?
Unë nuk dua të flas me emra të përveçëm, por dihet hierarkia në LDD. Kur partia del mirë, meritat kryesore faturohen për lidershipin e saj, ashtu sikurse faturohen edhe dështimet që mund ti pësojë partia, ka deklaruar Naser Rugova.
LDD është prodhim i Kuvendit të Gjashtë Zgjedhor të LDKsë. Nexhat Daci në dhjetor të vitit 2006 kishte konkurruar për Kryetar të LDKsë, por kishte humbur përballë Fatmir Sejdiut. Kur Sejdiu nuk përfshiu në strukturat e LDKsë njerëzit e Dacit, atëherë ata u grupuan dhe formuan LDDnë.
Në fushatën elektorale për zgjedhjet e 15 nëntorit në paraqitjet publike, Nexhat Daci kishte deklaruar se nëse nuk e dyfishon elektoratin e LDDsë, atëherë ai do të japë dorëheqje nga drejtimi i partisë.
Sekretari i Përgjithshëm i LDDsë, Lulzim Zeneli, nuk beson se kjo mund të ndodhë, ashtu sikurse nuk beson se ka njerëz në LDD që kanë filluar të mendojnë për shkarkimin e Nexhat Dacit.
Për herë të parë po e dëgjoj një gjë të tillë, ka thënë Zeneli për Express.
Ku janë ata zëra që flasin ashtu?, ka pyetur ai.
Sipas tij, procesi zgjedhor ka pasur shumë të meta, derisa shton se LDD do ta analizojë hollësisht rezultatin e arritur në këto zgjedhje.
Kemi të bëjmë me një proces që ka dy anë të medaljes. E para është mirë që procesi u menaxhua nga kosovarët. Në anën tjetër, të dielën ka pasur shumë hajni dhe presione që kanë ardhur nga partitë në pushtet. Sido që të jetë, ne përfundimisht do të bëjmë një analizë tonën për atë se çfarë ka ndodhur, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i LDDsë.