E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjigje reformatorëve

 
Teatri Kombëtar dorëzon sot zyrtarisht vërejtjet mbi projektligjin "Për Artin Skenik" dhe draftreformënArtistët e Teatrit Kombëtar i dorëzojnë sot zyrtarisht ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, vërejtjet për projektligjin "Për Artin Skenik" dhe për projektin për reformën institucionale. Ashtu siç ishte lajmëruar, dje u zhvillua një takim në TK mes sindikalistëve e artistëve, për të finalizuar dokumentin zyrtar që sot do t'i dorëzohet ministrit. Mësohet se artistët kanë hedhur poshtë pjesën dërmuese të materialit të përgatitur nga grupi i punës, duke filluar që nga projektligji, tek njerëzit që punuan për të, por për të qenë deri në fund korrektë me instancat më të larta, ende nuk bëhen publike vërejtjet e firmosura nga artistët. U bë kohë tashmë që flitet për ligje, amendamente e reforma, por zbatimi i tyre e mbi të gjitha ndryshimi i shumëpritur nuk duket gjëkundi. Zhurma ka nisur që në vitin 2000 me ligjin "Për Teatrin", i cili mbeti në sirtar për një kohë të gjatë. Por zhurma që po zhvillohet tani nuk ka të bëjë me këtë ligj. Flitet për ligjin "Për Artin Skenik", i cili përfshin edhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Qendra Kombëtare Kulturore e Fëmijëve. Siç është bërë zakon tanimë, me ndryshimin e ministrit të Kulturës ndryshon edhe ligji, grupi i punës pranë MTKRS-së propozon disa ndryshime në ligj, të cilat gjithsesi nuk sjellin ndryshimet e pritura. Flitet për mandate drejtorësh, shpallje konkursesh e përbërje bordesh, por nuk thuhet asgjë për Qendrën Kombëtare të Artit Skenik, e cila në të vërtetë do të ndryshonte formulën e funksionimit të institucioneve kulturore kombëtare (skenike). Burime nga grupi i punës pranë MTKRS-së thonë se ngritja e kësaj qendre nuk është aq e thjeshtë, aq më tepër kur në mes janë paratë. Thuhet se po bisedohet me Ministrinë e Financave për ta përfshirë në 6-mujorin e dytë të vitit, gjë që do të thotë se do të na duhen të tjera ndryshime në ligj.
 
 
Flitet për mandate drejtorësh, shpallje konkursesh e përbërje bordesh, por nuk thuhet asgjë për Qendrën Kombëtare të Artit Skenik, e cila në të vërtetë do të ndryshonte formulën e funksionimit të institucioneve kulturore kombëtare (skenike).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›