E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjigjet e sakta për testin e Matematikës



Jonida Tashi

Ministria e Arsimit publikon testin e zgjidhur të Matematikës, për Provimet e Lirimit. Ditën e djeshme, afro 54 mijë nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar provimit të dytë dhe të fundit të Lirimit, atij të Matematikës. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, teza e provimit me të cilën janë testuar nxënësit ka qenë e ndryshme nga ajo e shitura në treg një ditë para zhvillimit provimit. Mësohet se testi i provimit është ndryshuar vetëm pak orë para se nxënësit të futeshin në klasë. Sikurse pritej, drejtuesit e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA) kanë nxjerr në momentet e fundit një test rezervë, të ndryshëm nga ai i publikuari. Por, ndryshimi i tezës së provimit ka rënduar më shumë se mbi këdo tjetër, ë kurrizin e nxënësve të klasave të nënta, të cilët, për shkak të skandalit kanë pasur përpara vetes një test tejet të vështirë për të zgjidhur. Pas përfundimit të provimit, mjaft prej prindërve e kanë cilësuar vështirësimin e tezës së provimit si terror të ushtruar mbi fëmijët e tyre. Me përfundimin e provimit të Matematikës merr fund arsimi i detyruar. Nxënësit që do marrin vlerësim pozitiv në provimet e Lirimit do të pajisen me Dëftesën e Pjekurisë, dokument ky që u jep atyre të drejtën për të vijuar gjimnazin. Shpallja e rezultateve për provimin e Matematikës do bëhet jo më shumë se 15 ditë, pas zhvillimit të tij.

22 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›