E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama dhe Berisha, gara e takimeve elektorale nëpër Shqipëri

Kreu i PD-së realizon mbi 40 mitingje. Në ndihmë vijnë edhe mjetet e shtetit. Kryetari i PS-së realizon mbi 30 takime. Dy kundërshtarët, me të njëjtin itinerar

Albert Gjoka

Kur kanë mbetur edhe 7 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve, krerët e dy partive kryesore, zoti Berisha dhe zoti Rama, kanë përshkuar thuajse të gjithë Shqipërinë duke zhvilluar takime me elektoratin. Gazeta ka marrë në shqyrtim të gjithë itinerarin e ndjekur prej tyre që nga data 28 maj, pikërisht në ditën kur ka filluar zyrtarisht fushata elektorale. Të dhënat janë marrë nga sajtet zyrtare të qeverisë dhe të Partisë Socialiste. Kreu i PD-së, njëherësh edhe kryeministri i vendit, ka organizuar brenda 24 ditësh mbi 48 takime dhe kjo duket se është e favorizuar edhe nga infrastruktura dhe mjetet që ka në përdorim ai. Në disa prej takimeve elektorale kryeministri Berisha ka udhëtuar me helikopter. Ndërsa kryesocialisti Rama ka lëvizur nëpër Shqipëri me makinë, gjë që ka kushtëzuar një numër më të ulët takimesh; rreth 30 të tilla, ose më pak se 1.5 takime në ditë. Në mënyrë të pavarur edhe drejtuesit e tjerë të dy partive respektive, kanë zhvilluar takime nëpër qarqet ku kandidojnë. Sipas të dhënave zyrtare, duke iu referuar njoftimeve për shtyp, përfaqësuesit e PD-së zhvillojnë mbi 6 takime elektorale në ditë, ndërsa ata të PS-së 5-6 mitingje. Një fenomen që vihet re është se kryeqyteti është thuajse çdo ditë në epiqendër të krerëve të PS-së dhe të PD-së. Në veçanti demokratët kanë organizuar dhe kanë në plan të organizojnë deri më 27 qershor takime në çdo zonë të rrethit të Tiranës. Një situatë e tillë kushtëzohet edhe nga fakti se kryeqyteti drejtohet nga Edi Rama dhe kësaj radhe Tirana mbetet një nga sfidat kryesore të Berishës dhe të koalicionit të tij.
Nisja e garës
Zyrtarisht fushata zgjedhore ka nisur më 28 maj. Por beteja e vërtetë ka nisur që në fillimin e këtij viti, ndërsa në mesin e prillit dhe në maj kanë vazhduar në mënyrë intensive takimet elektorale. Socialistët e organizuan mitingun hapës më 28 maj në Qytetin Studenti, pikërisht aty ku 18 vjet më parë nisi lëvizja për demokraci. Kjo shënoi edhe ndezjen e motorëve elektoralë për dy stafet, ndonëse sfida duket të jetë mes Berishës dhe Ramës, të cilët kanë pasur dhe do të kenë një axhendë tejet të ngjeshur deri më datë 26 qershor, kur do të shënohen edhe dy mitingjet përfundimtare në kryeqytet.
Më datë 28 qershor Berisha kishte mbledhjen e qeverisë dhe në të njëjtën ditë mori pjesë në takimin e Forumit të Gruas Demokrate. Më 29 maj Berisha u nis drejt Juglindjes dhe konkretisht në Korçë dhe Drenovë, per të vijuar një ditë më pas në Lushnjë. Më 1 qershor PD-ja hapi zyrtarisht fushatën në një takim elektoral të organizuar në sheshin “Skënderbej”.
Rama e nisi dhjetëditëshin e parë me takime në Jug të Shqipërisë; dhe konkretisht në Korçë, Kuçovë, Berat, Durrës, Vlorë, Fier, Patos dhe Lushnjë.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Berisha. Deri në datën 7 qershor edhe kryetari i PD-së ka vazhduar me takime në Korçë, Lushnjë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Fier Kavajë, Berat Kuçovë, Rrogozhinë, Patos etj. Në 10-ditëshin e dytë, deri më 17 qershor, në qendër të takimeve elektorale, qoftë të Ramës, qoftë të Berishës, ka qenë zona e Veriut dhe Verilindjes së vendit. Dy udhëheqësit kanë zhvilluar takime në Lezhë, Mirditë, Laç, Mamurras, Shkodër, Kukës, Dibër etj.
Aktualisht ata u janë rikthyer takimeve në Jug të vendit. Edhe gjatë dy ditëve të fundit liderët kryesorë kanë shkuar në të njëjtin itinerar, në Përmet, Tepelenë, Gjirokastër dhe Sarandë. Pra, nëse sheh hartën e takimeve, vë re se ato kanë pasur një itinerar të ngjashëm dhe në shumicën e rasteve ka ndodhur që ata të jenë në të njëjtën ditë, në të njëjtin qytet.
Rekordet e takimeve
Deri tani numri më i lartë i takimeve elektorale brenda një dite ka shkuar deri në gjashtë. Është e kuptueshme se këtë rekord e mban Berisha. Por edhe kryesocialisti Rama ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur. Ato kanë arritur deri në pesë takime brenda një dite. Kjo kushtëzohet edhe nga mjetet që ka në përdorim për të udhëtuar.
Dita rekord pritet të jetë sot. Brenda një dite ai do të marrë pjesë në 9 ngjarje elektorale; duke e nisur ditën me Peshkopinë, në orën 10:00 dhe duke përfunduar në orën 21:30 në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. Në tabelë është axhenda e kryeministrit për ditën e diel, datë 21 qershor. Burimet zyrtare brenda PS-së bëjnë të ditur se në javën e fundit edhe kreu i PS-së do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh, kryesisht në qendrat më të mëdha të vendit, si Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Tiranë.
Axhenda e ngjeshur e takimeve ditore është shenjë treguese e përballjes së fortë mes dy udhëheqësve kryesorë, të cilët kanë në qendër të synimeve të tyre takimin me sa më shumë zgjedhës në të gjithë vendin.

ODIHR-i dhe PS-ja, akuza PD-së për shpërdorim të mjeteve të shtetit

Misioni i vëzhguesve afatgjatë, por dhe vetë socialistët kanë lëshuar disa akuza radhazi për shpërdorimin e burimeve njerëzore dhe mjeteve në pronësi të shtetit për qëllime elektorale. Pak ditë më parë u konstatua një gjë e tillë në raportin e tretë paraprak të ODIHR-it. Po ashtu, mediat televizive kanë parë makinat e dikastereve kryesore qeverisëse që përdoren për të organizuar takimet elektorale. Jo vetëm kryeministri, por edhe kryetarja e Kuvendit kanë në përdorim helikopterët që përdoren në raste të rralla nga krerët e shtetit kur kanë axhendë të ngjeshur takimesh në funksione shtetërore dhe jo-elektorale. Socialistët janë shprehur se kjo është një garë e pabarabartë, pasi nuk kanë mundësitë dhe mjetet e PD-së për të lëvizur nëpër Shqipëri apo nuk posedojnë mjete financiare aq sa kanë kundërshtarët e tyre.

BOX 1
AXHENDA E TAKIMEVE TË BERISHËS DITËN E SOTME

Të dielën, 21 qershor, ora 10:00, takim elektoral në Peshkopi
Të dielën, 21 qershor, ora 11:30, takim elektoral në Bulqizë
Të dielën, 21 qershor, ora 12:30, takim elektoral në Klos
Të dielën, 21 qershor, ora 19:00, takim elektoral në Krujë
Të dielën, 21 qershor, ora 19:30, takim elektoral në Fushë-Krujë
Të dielën, 21 qershor, ora 20:00, takim elektoral me gratë demokrate në Pallatin e Kongreseve (Doris Pak e ftuar nderi), Tiranë
Të dielën, 21 qershor, ora 20:30, takim elektoral në Njësinë Nr. 9, Tiranë
Të dielën, 21 qershor, ora 21:00, takim elektoral në Njësinë Nr. 10, Tiranë
Të dielën, 21 qershor, ora 21:30, takim elektoral në Bregun e Lumit (Laprakë), Njësia Nr. 11, Tiranë

Data Berisha (PD) – rrethet Rama (PS) – rrethet
20 qershor Dropull
Ksamil
Qafë Botë
Greqi Çorovodë
Skrapar
19 qershor Tepelenë
Përmet
Kolonjë
Leskovik Sarandë
Përmet
Tepelenë
Vlorë
18 qershor Tiranë
Velipojë
Shkodër
Gjirokastër
17 qershor Ishëm
Mamurras
Burrel
Tirane Belsh
Mallakastër
Elbasan
16 qershor Manzë (Durrës)
Maminas (Durrës)
Has Burrel
15 qershor Kukës
Tropojë Tiranë
Farkë (Tiranë)
14 qershor Fushë Arrëz
Pukë
Shkodër Laprakë (Tiranë)
13 qershor Mallakastër
Cakran (Fier)
Prrenjas
Tiranë
Bulqizë
Tiranë
12 qershor Maliq
Gramash
11 qershor Shkodër
Kukës
Prizren

10 qershor Divjakë
Orikum
Vlorë Shkodër
Lezhë
Rrëshen
9 qershor Peqin
Librazhd
Tiranë
8 qershor Laç
Mirditë Fushë Krujë

7 qershor Lezhë
Fushë Krujë Përrenjas
Pogradec
6 qershor Patos
Rrogozhinë
Kuçovë
Librazhd
5 qershor Berat
Kavajë Korçë
4 qershor Fier
Durrës Tiranë
3 qershor Vlorë
Tiranë Kuçovë
Berat
2 qershor Elbasan
Tiranë Durrës
1 qershor Tiranë (hap fushatën)
31 maj Vlorë

30 maj Dushk
Lushnjë Fier
Patos

29 maj Korçë
Drenovë
Tiranë Lushnjë
28 maj Tiranë (PS hap fushatën)
TOTALI 48 30

22 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›