PS-ja: Të publikohet numri i personave që mbeten pa votuar më 28 qershor
Islami: “PS-ja është e angazhuar tërësisht për zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, apel qytetarëve: “Tërhiqini sa më shpejt kartat”
Shaban Sulçe
Pas përfundimit të procesit të aplikimit të kartave të identitetit, Partia Socialiste kërkon nga qeveria dhe Ministria e Brendshme që të informojnë me transparencë për numrin e saktë të personave që në zgjedhjet e 28 qershorit nuk do të kenë mundësi të votojnë. Sekretari për Çështjet Zgjedhore i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, kërkoi nga Ministria e Brendshme që t’i vërë në dispozicion Partisë Socialiste, sa më shpejt që të jetë e mundur, listën e personave pa pasaportë, të cilët nuk kanë aplikuar për kartë identitetit dhe që automatikisht nuk do të kenë të drejtë që të votojnë. Islami kërkoi gjithashtu që të ketë në dispozicion edhe listën emërore të të gjithë aplikuesve, si dhe listën e të gjithë personave, të cilët tashmë e kanë marrë kartën e identitetit. Sipas zyrtarit të PS-së, transparenca e qeverisë në lidhje me këtë proces do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e publikut për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Zgjedhjet
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, deklaroi se tashmë vetëm një javë i ndan shqiptarët nga momenti i fitores së rëndësishme të 28 qershorit. Islami theksoi se Partia Socialiste është tërësisht e angazhuar për të kontribuar që zgjedhjet e 28 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme. Ai tha gjithashtu se Partia Socialiste është e angazhuar që ditët e mbetura të fushatës të zhvillohen në një klimë paqësore, pa presione, incidente dhe tensione politike. “Mbetet vetëm një javë nga momenti i fitores së rëndësishme të 28 qershorit 2009. Partia Socialiste është e angazhuar plotësisht për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe i bën thirrje qeverisë për rritje të ndjeshme të transparencës dhe informim intensiv të publikut. PS-ja është shumë e angazhuar për një proces zgjedhor pa tensione, pa presione e pa kërcënime, që garanton votën e lirë për të gjithë në një klimë të qetë”, - tha Islami.
Kartat
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, sekretari për Çështjet Zgjedhore i Partisë Socialiste u bëri thirrje të gjithë shtetasve pa pasaportë që kanë aplikuar të tërheqin sa më shpejt që të jetë e mundur kartat e tyre të identitetit. “Partia Socialiste e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë me shpejtësi në zyrat e aplikimit për të tërhequr letërnjoftimet”, - tha Islami. Më tej ai kërkoi nga qeveria që të bëjë çdo ditë përditësimin e listave të personave që u ka ardhur letërnjoftimi në zyrën e aplikimit. Zyrtari socialist kërkoi gjithashtu që përditësimi të bëhet jo vetëm në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, por edhe në çdo zyrë aplikimi dhe një kopje e tyre t’u vihet në dispozicion subjekteve politike. Sipas tij, “kjo transparencë e procesit do të rriste besimin për zgjedhje të lira e të ndershme, por mbi të gjitha do të shpejtonte në mënyrë të ndjeshme procesin e tërheqjes së letërnjoftimeve nga të gjithë ata që tashmë kanë aplikuar dhe letërnjoftimi i të cilëve është prodhuar”.
Islami: “Punonjësit e administratës të votojnë të qetë, pavarësisht presioneve”
Sekretari për Çështjet Zgjedhor i Partisë Socialiste inkurajoi nëpunësit e administratës shtetërore që të mos bien pre e presioneve të grupeve të pushtetit për mënyrën se si ata do të votojnë. Islami i garantoi këta punonjës, pavarësisht bindjeve politike që kanë, që t’u drejtohen të qetë kutive të votimit.
“Partia Socialiste është njohur me shqetësimet e punonjësve të administratës publike dhe me presionet ndaj tyre që do të dëmtonin e cenonin procesin zgjedhor. PS-ja është tërësisht e bindur se ato nuk do të kenë asnjë ndikim. Partia Socialiste, duke qenë e sigurt për suksesin e saj elektoral dhe tërësisht e angazhuar për një proces zgjedhor të standardeve demokratike, u bën thirrje të gjithë punonjësve të administratës publike, pavarësisht bindjeve të tyre politike, të drejtohen të qetë në kutitë e votimit dhe me bindjen e thellë se vota e tyre do të mund të shprehet lirisht e të llogaritet në mënyrë të ndershme”.
PS-ja kundër KQZ-së: Jo qendrave të votimit në ambientet private
Partia Socialiste ka kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lejimin e ngritjes së qendrave të votimit në ambientet private. Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, tha se një fenomen i tillë dëmton rëndë standardet e procesit zgjedhor të 28 qershorit. Xhafaj tha se sipas informacioneve të sigurta, këto qendra votimi po ngrihen në ambiente private, të cilat zotërohen nga militantë të Partisë Demokratike dhe një gjë e tillë po ndodh për të krijuar terren për manipulimin e zgjedhjeve. Sekretari për Çështjet Ligjore i Partisë Socialiste bëri gjithashtu edhe disa akuza në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Qendrat e votimit po caktohen në ambiente private dhe Partia Socialiste disponon fakte se po shfrytëzohen ambiente që u përkasin militantëve të Partisë Demokratike. Në zonat e konstatuara ka të tjera ambiente të mjaftueshme, por, me sa duket, gjithçka bëhet për të krijuar terren për manipulimin e procesit”, - tha Xhafaj. Sipas tij, kjo vendimmarrje e KQZ-së ka prapavijë të pastër politike, duke cenuar rëndë procesin zgjedhor. “Ky është një vendim më prapavijë politike nën drejtimin arbitrar të kreut të KQZ-së, Arben Ristani. KQZ-ja, me frymën e saj militante, po cenon rëndë standardet zgjedhore dhe e ka futur procesin në një rrugë pa krye”, - u shpreh me tone të ashpra Xhafaj.
22 Qershor 2009