Përgjimet, Sefgjini i pabesueshëm
10/12/2008 Kreu i Tatimeve deklaron se ka në varësi një shërbim inteligjence të krijuar me ligj. Jano: Ta verifikoj
Pas vërejtjeve të opozitës, Ministria e Financave tërhiqet nga projekti fillestar
Albana Lika
Ministria e Financave është tërhequr nga varianti fillestar i projektligjit “Për përgjimet telekomunikative” pas vërejtjeve që bëri opozita në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare gjatë diskutimit të këtij projekti. Rishikimi i projektit pas propozimeve që vetë Ministria e Financave do të sjellë në komision për këtë draft, do të bëhet edhe pas kërkesës gjatë mbledhjes së djeshme të drejtorit të përgjithshëm të Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme Thoma Jano. Ai kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me projektin dhe pretendimet e organeve që kërkojnë të gëzojnë me ligj të drejtën e kërkimit të përgjimit.
Atributet e policisë
Projekti fillestar i Financave parashikon që përveç Shërbimit Informativ të Shtetit, shërbimet informative/policore të ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, çdo shërbimi tjetër informativ policor i krijuar me ligj, edhe ministritë që kanë në kompetencë forca policore që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore, të kenë të drejtë të kërkojnë përgjimin për të siguruar të dhëna të domosdoshme për realizimin e detyrave të tyre ligjore. Sipas pretendimit të deputetëve të opozitës, ministritë që kanë në kompetencë forca policore që ushtojnë funksione të policisë gjyqësore janë shumë. “Nuk mund të përdorim termin, ‘policia me funksione të policisë gjyqësore’, pasi këtë lloj atributi e ka policia bashkiake, policia pyjore në ministrinë e Mjedisit etj. Propozoj që të ndryshohet ky term dhe diskutimi i projektit të shtyhet për një ditë tjetër”, - tha deputeti i PS-së, anëtar i komisionit, Stefan Çipa. Për këtë propozim vetë zëvendësministri i Financave, i pranishëm në komision, Florion Mima pranoi të sillte së shpejti në komision një formulim tjetër për të shmangur dhënien me ligj të gjitha ministrive të drejtën për të kërkuar përgjime. Me këtë projektligj kërkohet që Ministria e Financave të përfshihet ligjërisht tek organet që mund të kërkojnë kryerjen e përgjimeve për veprimtarinë e organeve tatimore dhe doganore. Kjo duke pasur parasysh faktin se ministri i Financave ka në dispozicion forca policore që veprojnë me atributet e oficerit të policisë gjyqësore.
Tatimet
Ligji për përgjimet u jep të drejtën për të paraqitur kërkesa në organin e akuzës për të përgjuar vetëm institucioneve që janë të krijuara me ligj. Drejtori i përgjithshëm i Tatim-Taksave Arben Sefgjini e ka mbrojtur kërkesën për të pasur të drejtën e të kërkuarit nga Prokuroria e Përgjithshme të përgjojë me ngritjen pranë Tatim-Taksave të një strukture të departamentit operativ hetimor sipas ligjit “Për funksionimin e policisë gjyqësore” dhe vendimit të qeverisë “Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor”. Mirëpo përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, i panjohur me këto akte nënligjore, ka kërkuar kohë që të kontrollojë më parë “vërtetësinë” e deklaratave të kreut të Tatim-Taksave. “Institucioni i Prokurorisë nuk është njohur me këtë draft të Ministrisë së Financave. Duhet të konsultohemi me ligjet dhe vendimet në fuqi. Po ashtu duhet parë edhe funksionimi i kësaj drejtorie investigative që parashtron këtu zoti Sefgjini”, - tha drejtori i përgjithshëm i Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, Jano. Komisioni do të rimblidhet sërish paraditen e sotme për të vijuar diskutimet për përgjimet telekomunikative.
Ndryshimet e propozuara
Shërbimi Informativ i Shtetit, shërbimet informative/policore të ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, çdo shërbim tjetër informativ policor i krijuar me ligj, si dhe ministritë që kanë në kompetencë forca policore që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore kanë të drejtë të kërkojnë përgjimin për të siguruar të dhëna të domosdoshme për realizimin e detyrave të tyre ligjore.
Prokurori i përgjithshëm, ose në mungesë të tij prokurori i autorizuar prej tij, ka të drejtë të nisë përgjimin pas kërkesës me shkrim të drejtorit të SHISH-it, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mbrojtjes, ministrit të Drejtësisë si dhe ministrit që ka në varësi shërbime informative/policore që ushtrojnë funksione të policisë gjyqësore.