E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama - armiku i rrugës Durrës–Kukës

10/12/2008  PD i kundërpërgjigjet kreut të PS-së

Partia Demokratike akuzoi përmes zëdhënësit Gerti Bogdani kryetarin e PS-së Edi Rama si kryehetuesin politik dhe armikun më të egër të rrugës Durrës–Prishtinë. Në përgjigje të akuzave të bëra nga Rama për nivelin e korrupsionit, Bogdani tha se “kryebashkiaku i Tiranës përçartazi flet për qindra milionë euro vjedhje dhe shpërdorime në këtë rrugë”. “Edi Rama, i njohur ndryshe si ‘Mr. 15%’ apo ‘Mr. 2-kateshi’, siç e quajnë rëndom në kryeqytet, është kryebashkiaku që me 22 dokumentet që duhen për lejen e ndërtimit në Tiranë, ka renditur veten dhe kryeqytetin në pozicionin e 176-të në botë, apo më saktë në 5 kryeqytetet më të korruptuara të botës për lejet e ndërtimit”, - tha Bogdani. Sipas tij, armiqësia e tij ndaj korridorit të shqiptarëve lidhet me faktin se ajo shënon fundin e karrierës së tij politike. Rruga të cilën ai e sulmon çdo ditë, ka kushtuar 2 herë me pak sesa ka vjedhur zoti Rama dhe qeveritë socialiste në një vit, sipas raporteve të Bankës Botërore”, - u shpreh Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›