E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, s'e lene prinderit ne feste, tenton vetehelmimin

Depresioni con ne veteflijim dy te rinj ne Korce dhe Gramsh. Mjeket arrijne te nxjerrin jashte rrezikut per jeten te mituren qe u helmua me ilac mizash, kurse per 23-vjecarin po behen perpjekje per ta mbajtur ne jete. Ngjarjet kane ndodhur mbremjen e se martes ne fshatin Pojan te Korces dhe ne uren e qytetit te Librazhdit. Burime zyrtare te policise thane se nga hetimet e kryera rezulton se 15-vjecarja K. D., nxenese e klases se 9-te ne Pojan, ka tentuar veteflijimin pasi nuk eshte lejuar nga prinderit per te shkuar ne nje party me shoqet. Kurse 23-vjecari Alban Cela, mesohet se prej disa ditesh vuante nje gjendje depresive, dhe ne rrethana ende te paqarta u gjet larg shtepise se tij, poshte nje ure ne Librazhd. Per te dyja rastet kane nisur hetimet dhe priten konkluzionet per vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes se mbetur ne tentative".

Nxenesja K. D., eshte derguar ne spitalin e Korces ne gjendje te rende shendetesore. Sipas mjekeve toksikologe, adoleshentja kishte pire nje sasi lende fosfororganike, qe sherben per helmimin e mizave. Policia sakteson se ngjarja ka ndodhur nje ore pasi vajza eshte merzitur me prinderit, qe nuk e kane lejuar te festonte me shoqet e klases, duke u thene se; "Pa do te me shihni se cfare kam per te bere!". Sipas mjekeve, ka qene pikerisht shpejtesia qe vajza u soll ne urgjencen spitalore, qe te shpetonte nga vdekja.

Ne qytetin e Librazhdit, ne afersi te fshatit Hotolisht, kalimtaret gjeten poshte ures ne aksin Librazhd-Perrenjas, trupin e te riut Alban Cela, nga Gramshi. Policia tha se nga hetimet paraprake dyshohet per nje hedhje nga ura ne kushte depresioni, ndersa 23-vjecari ka pesuar fraktura te shumta ne trup dhe eshte ne rrezik per jeten.

D. Zisi/F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›