I dyshuar per vrasjen e gruas, akuzohet si tutor
BERAT- I shpeton akuzes per vrasjen e bashkeshortes ne France gjashte vite me pare, por shpallet ne kerkim per "trafik prostitucioni" pas denoncimit te nje vajze 25-vjecare nga Berati. Prokuroria e ketij qyteti i ka kerkuar Gjykates se Faktit diten e djeshme, masen e "arrestit me burg" ne mungese ndaj te dyshuarit Sajmir Hoxha, 35 vjec. Pas gjashte viteve hetim si i dyshuar per vrasjen e gruas se tij, Violeta Hoxha ne France, Sajmiri ka fituar pafajesine nga gjykata e ketij vendi dhe per krimin eshte denuar nje shtetas francez. Por vetem disa muaj me pare, E. Zace do te depozitonte nje kallezim penal ne polici dhe me pas ne Prokurori ne ngarkim te 35-vjecarit qe e akuzonte se pasi e ka derguar ne Itali e France, e ka detyruar te prostituoje.
Denoncimi
Burime zyrtare te Prokurorise thane dje per gazeten "KJ" se i percollen dosjen gjykates ne ngarkim te Sajmir Hoxhes, nen akuzen e "trafikut per qellime prostitucioni dhe shfrytezim", ndersa eshte dhene masa "arrest me burg ne mungese". E. Zace, nje vajze 25 vjecare nga qyteti i Beratit, mesohet se pak muaj me pare denoncoi Hoxhen prane organit te akuzes duke e akuzuar ate per shfrytezim prostitucioni. Sipas deshmise se dhene para hetuesve, gjate vitit 2003 ajo eshte trafikuar ne France dhe ne Itali e detyruar dhunshem nga 35-vjecari beratas. Ne France mesohet se ka qendruar gjate periudhes qershor-gusht te vitit 2003 dhe ne Itali gjate kohes shtator-dhjetor, per t'u rikthyer ne France. Vajza eshte shprehur se e ka denoncuar Hoxhen edhe ne policine franceze, por eshte detyruar t'i terheq serish akuzat nga kercenimet e tij. Pas riatdhesimit ne Shqiperi, 25-vjecarja ka vendosur qe ta ridenoncoje tutorin e saj. Pas disa muajve hetimesh te zhvilluara prane ketij organi, ceshtja mesohet te kete mberritur ne gjykate. Burime nga organi i akuzes bejne me dije se disa dite me pare mberriti ne gjykate procedimi penal me numer 271 per vendosjen e mases se sigurise.
Dyshimet
Kryeprokurori i Rrethit, Xhemal Saliasi, pohoi se ka qene denoncimi i nje vajze nga qyteti i Beratit qe solli nisjen e hetimeve ndaj Hoxhes. Ky i fundit nuk eshte i panjohur per ekspertet. Emri i tij rezulton te jete i perfshire ne hetimet e pales shqiptare dhe asaj franceze mbi vrasjen e Violeta Hoxhes, ne fund te muajit nentor te vitit 2002. Perfshirjen e Sajmirit ne vrasjen e bashkeshortes e denoncuan familjaret e te ndjeres, duke i kerkuar organit te Prokurorise nisjen e hetimeve. Ne hetimet dypaleshe te nje dosje voluminoze nisur ne France, por te shtrira dhe ne qytetin e Beratit, emri i Hoxhes rezulton te jete i perfshire si autor i dyshuar. Por ne nje vendim te dhene nga Gjykata Penale e Dromos ne France, me numer 8, qe mban daten 6 shkurt 2007, deklaron fajtor dhe denon me 25 vjet burg shtetasin francez Pierre Yaenick.
E. Hazizolli