E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjimet e politikaneve opozita ngre alarmin Po shkelet ligji

Lutaj Ai qe del jashte oborrit te Berishes i vihet cimka

Opozita ngre alarmin per pergjimet e telefonave te deputeteve. Anetari i Komisionit te Sigurise njekohesisht edhe deputet i PS-se Pirro Lutaj ka bere me dije dje se kush del jashte oborrit te Berishes pergjohet pasi Berisha do te siguroje kartonat e shumices ne Kuvend. Deklarata e deputetit Lutaj ka marre shkas nga akuzat publike qe jane ngritur kohet e fundit nga nje ish-minister i kabinetit Berisha Dritan Prifti i cili ka denoncuar publikisht se i kane pergjuar telefonin. Si anetar i Komisionit te Sigurise Pirro Lutaj ka theksuar se Kodi Penal i Republikes se Shqiperise citon se atributet per pergjimet i ka Ministria e Mbrojtjes Ministria e Brendshme dhe Sherbimi Informativ Shteteror. Keto akuza marrin nje dimension akoma me te madh edhe per vete situaten delikate qe eshte krijuar se fundmi ne kampin qeveritar dhe opozitar ku eshte hapur lsquotenderi i merkatos politike. Dritan Prifti ka theksuar se ka informuar Kryeministrin se i kane pergjuar telefonin nga ana tjeter nje tjeter deputet i Fierit ne radhet e PS-se ka shtuar se kush largohet nga oborri i Berishes pergjohet. Nuk eshte bere e qarte ende skema se cili do te jete aksioni i Partise Socialiste per tiu kundervene tentativave per pergjimin e telefonatave te zyrtareve te larte nga institucione qe nuk e kane kete kompetence ne baze te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise. Me ligjin e ri te pergjimeve gama e institucioneve te cilen kane te drejten e pergjimeve eshte shtuar. Me pare kete te drejte e kishte vetem Sherbimi Informativ Shteteror dhe Prokuroria e Pergjithshme. Ndersa me ndryshimet e bera ne ligj dy vjet me pare ne listen e pergjuesve u shtua edhe Policia e Shtetit. Shtesat e bera ne draftin origjinal te vitit 2008 jane perballur me reagimin e ashper te opozites e cila nuk ishte dakord qe policia te kishte ne dore bisedat telefonike.

Pergjimet

Ekzistojne dy lloje pergjimesh telekomunikative pergjim parandalues dhe pergjim procedural. Pergjimi parandalues behet ne rastet kur policia ka informacion se persona te vecante po tentojne te bejne krime si vrasje dhe vjedhje. Keshtu keto persona te dyshuar vendosen nen pergjim ne menyre qe policia te nderhyje dhe te parandaloje e krimin. Por cfare eshte ne gjendje te beje shteti ne rast se pjese e ketyre pergjimeve behen edhe ligjevenes te Parlamentit shqiptar. Sa te sigurte dhe te pacenuar do te jene politikanet shqiptare ne rast se keto pergjime do te perdoren per interesa personale nga eksponente te institucioneve te caktuara. Institucionet qe kane te drejten e pergjimit jane Sherbimi i Brendshem Informativ Prokuroria e Pergjithshme Policia e Shtetit Ministria e Brendshme Ministria e Mbrojtjes dhe se fundi Ministria e Financave. Ligji per pergjimet ka pesuar ndryshime ne vitin 2008 ku ne listen e pergjuesve eshte shtuar edhe Policia e Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›