Përgjimet e trafikut, zbuluan diplomatin
Përgjimet e bisedave telefonike që zhvillonin personat e implikuar në trafikimin e kokainës në Itali, kanë zbuluar implikimin e shoferit të ambasadës shqiptare në Romë.
Trazhgim Sokolaj
Arsen Selmanllari, 33 vjeç, nga Kukësi, është arrestuar të dielën në Milano bashkë me të fejuarën e tij, me një kilogram drogë në makinën me targa diplomatike, e cila prej muajsh ishte vënë në vëzhgim nga agjentët e Antimafias italiane. Për shkak të imunitetit diplomatik që gëzonte 33-vjeçari shqiptar, përgjimi i bisedave të tij telefonike ka qenë i pamundur ndërsa hetuesit italianë të Sektorit Kundër Krimit të Organizuar, duket se kanë zgjedhur një strategji tjetër për t’i vënë prangat “diplomatit” të dyshuar për trafik. Në këtë mënyrë, Prokuroria e Antimafias italiane ka marrë konfirmimin për përgjimin e bisedave të një rrjeti personash të implikuar në trafikun e kokainës. Bashkë me këta persona, agjentët e Antimafias mësohet se po hetonin prej tetë muajsh përfshirjen në transportimin, mbajtjen dhe fshehjen e drogës, shoferin e ambasadës shqiptare në Romë, Arsen Selmanllari. Hetimi kishte filluar pikërisht nga identifikimi i trafikantëve, ishte zgjeruar më pas në bazë të informacioneve operative për përfshirjen e shoferit dhe kishte vazhduar bazuar në një precedent të hetuar nga Antimafia në vitin 2003, kur një punonjës i ambasadës tonë në Romë, u akuzua dhe u përzu nga Italia për shkak se përdorte mjetet me imunitet diplomatik, si pasaporta apo makina, për të shmangur kontrollet gjatë transportit të ngarkesave me drogë që lëviznin për llogari të një bande kriminale me 59 anëtarë të arrestuar në atë kohë.
Përgjimet
Me anë të përgjimit të telefonave që përdornin personat e skeduar në trafik, hetuesit italianë kanë ndjekur shoferin e ambasadës shqiptare, zëri i të cilit fiksohej nga interceptimi në aparatet e atyre që kryenin trafik droge. Hetimet e Antimafias kanë dokumentuar edhe një sërë takimesh mes 33-vjeçarit Arsen Selmanllari dhe personave që hetoheshin për trafik. Në këtë mënyrë, Prokuroria e Antimafias ka zbardhur aktivitetin e shoferit të ambasadës duke regjistruar bisedat jo përmes përgjimit të telefonit të tij por nëpërmjet numrave që kishin në përdorim personat e tjerë të dyshuar, të cilët nuk kishin imunitet diplomatik. Një telefonatë e tillë për lëvizjen e drogës që u gjet në makinën e ambasadës shqiptare në Romë, e kryer vetëm pak çaste para arrestimit, ka qenë shkaku pse policia italiane nuk u zmbraps kur Selmanllari shqiptar u tregoi “dokumentin diplomatik”. Përkundrazi, të sigurt për atë çka kishin dëgjuar në përgjimin e telefonatave, policët italiane hapën bagazhin e makinës me targa diplomatike. Arsen Selmanllari kishte reaguar nervoz që në momentin kur policët u shfaqën pranë tij dhe ky ishte një motiv më shumë për agjentët për të besuar se çfarë ishte thënë në telefon pak kohë më parë, në bisedat e “diplomatit” me persona të tjerë, se ai do të lëvizte drogën me makinë për të shmangur kontrollet, ishte e vërtetë. Makina e ambasadës shqiptare në Romë, kishte ndaluar të dielën në dalje të Milanos, kur në bagazhin e saj u gjetën dy qese me kokainë të hedhura shkujdesur dhe pa kujdes për fshehjen e tyre. Gjykata italiane ka vendosur të mbajë në burg shoferin e ambasadës shqiptare deri më 2 shtator kur ai pritet të dalë para gjykatës. Arsen Selmanllari menjëherë pas arrestimit tha se nuk kishte dijeni për kokainën në makinë, ndërsa ambasada pohoi se automjeti diplomatik ndodhej në Milano pa dijeninë e trupit diplomatik.
Ambasadori: Punësimi i Arsenit i rregullt, s‘ishte shoferi im
TIRANE - Ambasadori shqiptar në Romë, Llesh Kola, deklaroi dje se shoferi i përfaqësisë diplomatike, Arsen Selmanllari, i arrestuar me 1 kile kokainë në makinën targa të ambasadës, ishte punësuar një vit më parë konform të gjithë rregullave. Ambasadori Kola tha më tej se, Selmanllari nuk kishte qenë shoferi i tij personal por shofer i ambasadës. Diplomati shqiptar në Romë, shtoi se do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë implikimin e 33-vjeçarit, deri dje me imunitet diplomatik për implikimin e tij të mundshëm në trafik droge. Ambasadori shqiptar në Romë e ka dënuar ngjarjen duke e konsideruar atë si një akt të rëndë, i cili gjithsesi, sipas diplomatit, nuk ndikon aspak në marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Italisë. Diplomati ynë Llesh Kola, shtoi se ambasada shqiptare i hoqi menjëherë imunitetin diplomatik shoferit të saj, sapo mësoi se ai ishte kapur me drogë ndërsa Ministria e Jashtme reagoi shpejt duke e zhveshur atë menjëherë nga të gjitha privilegjet. Llesh Kola deklaroi besimin e tij se autoritetet italiane do të zbardhin ngjarjen duke thënë se gjithçka është lënë në dorë të këtyre institucioneve të cilave u është ofruar bashkëpunim i plotë me qëllim zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Lidhur me arrestimin e shoferit të ambasadës shqiptare në Romë, hetimet kanë filluar edhe nga pala shqiptare. Në Ministrinë e Jashtme ka mbërritur dje një buletin i hollësishëm informativ mbi rrethanat e arrestimit të shoferit, si dhe provat që ekzistojnë kundër tij. Megjithatë duket se për shkak të mospërputhjeve në dokumentacion dhe mungesës së provave për trafikimin e kokainës nga Shqipëria, Arsen Selmanllari do të gjykohet në Itali për akuzën e ngritur ndaj tij nga prokuroria e Antimafias.
PS: Shprehje e korrupsionit të shtetit
Partia Socialiste e Shqipërisë shprehu dje shqetësimin e saj në lidhje me arrestimin e punonjësit të ambasadës shqiptare në Itali me ngarkesë kokaine në makinën e tij. Përmes një reagimi nga zyra e shtypit, selia rozë e konsideroi këtë ngjarje si shprehje të korrupsionit që ka përfshirë të gjitha strukturat e shtetit shqiptar. “Ky akt i dënueshëm nxjerr edhe një herë në pah korrupsionin që ka përfshirë tërë strukturat e shtetit dhe rikonfirmon vërtetësinë e kritikave të përsëritura në vazhdimësi nga PSSH për emërimet në diplomaci të personelit diplomatik dhe teknik, përfshirjen në shërbimin diplomatik të personave me tendenca të tilla kriminale dhe lidhje të ngushta nepotike me drejtuesit më të lartë të qeverisë, mungesën e instrumenteve verifikuese për personelin e përfaqësive tona jashtë, si dhe mungesën e përgjegjësisë në politikat e kuadrit që ndiqen”, shprehet në reagimin e saj zyra e shtypit e Partisë Socialiste.