E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria, mbështetje Shqipërisë për liberalizimin e vizave

Austria mbështet liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian për qytetarët shqiptarë brenda këtij viti. Deklarata është bërë nga Ministrja e Brendshme e Republikës Federale të Austrisë Maria Fekter, pas takimit me homologun Lulzim Basha ne Tirane.

"Jam e bindur se Shqipëria do të marrë në vjeshtë atë që pret nga Komisioni Europian, vendimin final për liberalizimin e vizave", tha Maria Fekter, Ministre e Brendshme e Austrise.

"Shqipëria bëhet vendi i parë europian që adopton modelin e propozuar dhe sponsorizuar nga qeveria federale austriake ILECU, model i cili parashikon ndërthurjen e të gjitha shërbimeve të komunikimit bilateral me EUROPOL-in dhe INTERPOL-in në një njësi të vetme operative, në një komandë të vetme duke përmirësuar dhe rritur efiçencën e komunikimit me partnerët tanë", tha Basha.

Nje nga bashkepunimet me te rendesishme ne fushën e rendit e të sigurisë është edhe adoptimi nga pala shqiptare i projektit ILECU-s. -Shqipëria bëhet vendi i parë europian që adopton kete model, i cili parashikon ndërthurjen e të gjitha shërbimeve të komunikimit bilateral me EUROPOL-in dhe INTERPOL-in në një njësi të vetme operative

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›