Shkodër, të shtëna me armë pistolete në qendër, panik tek qytetarët
SHKODER-Të shtëna arme sot paradite në bulevardin “Skënderbeg” kanë shkaktuar panik në qytetin e Shkodrës.
Policia konfirmoi për TVNews24 se një person ka qëlluar disa herë në ajër dhe është larguar nga vendgjarja. Mendohet se personi, tashmë i identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia ka përdorur një pistoletë ‘TT’. Dyshohet se personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka patur debat me një person dhe pas grindjes ka qëlluar në ajër për t’i bërë presion. Të shtënat e armëve kanë alarmuar qytetarë të shumtë që po kalonin në bulevardin në qendër të qytetit.
Personi është larguar nga vendgjarja, ndërsa policia pasi mësoi identitetin është vënë në kërkim të tij.
(d.b/BalkanWeb)