E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimi Meta-Prifti, pritet ekspertiza e ekspertëve në Gjykatën e Lartë

TIRANË-Sot në Gjykatën e Lartë zhvillohet seanca e rradhës ndaj ish zv/kryeministrit dhe ish-Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta lidhur me video-pergjimin me ish vartësin e tij Dritan Prifti.
Tre ekspertët shqiptare pritet që të dorëzojnë të hënën në Gjykatën e Lartë, ekspertizën e tyre për video-përgjimin Meta-Prifti.
Ekspertët; Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahamani pritet që t’u jenë përgjigjur 18 detyrave të lëna nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me qëllim nxjerrjen në pah të autenticitetit apo montimit të video-përgjimit. Pas rrëzimit të ekspertizës amerikane dhe angleze, fjalën e fundit pët këtë ekspertizë e kanë tre ekspertët shqiptare.

Seanca ishte parashikuar një jave më parë, por u shty për ditën e sotme për shkak të mungesës së dy ekspertëve të caktuar për ekspertimin e video-përgjimit. Ekspertimi i videos Meta-Prifti nisi të martën e kaluar, nën vëzhgimin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkohë po një javë më parë në seancën e cila zgjati 30 minuta për shkak se nuk ishte përfunduar ekspertiza, dy avokatët e Metës, Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja kërkuan që seanca gjyqësore të vazhdojë me dëshmitarë.

Tre ekspertëve shqiptarë iu ngarkua ekzaminimi i ores-kamera, lap topit dhe USB-së së dorëzuar nga Dritan Prifti.
Ekspertimi i materialeve që ofrojnë provat filmike i ishte ngarkuar më parë një eksperti amerikan, i cili arriti konkluzionin se videoja ishte origjinale. Avokatët e Metës nuk u pajtuan me konkluzionin e ekspertit amerikan dhe si rrjedhojë Kolegji Penal e konsideroi të pavlefshëm ekspertimin e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›