E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjimi i Priftit, Meta: Ceshtje ordinere Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, e ka cilesuar si nje ceshtje ordinere videopergjimin e publikuar vitin e kaluar. Ne nje konference dhene dje per mediat, kreu i LSI-se ka shpallur objektivat e forces qe ai drejton, duke theksuar se integrimi i vendit eshte prioriteti kryesor i kesaj force. "Nuk jam i gatshem te merrem me ceshtje tashme ordinere, qe i takojne vitit te kaluar. Jemi ketu per t'u marre me ceshtje te medha dhe teper serioze qe i takojne te ardhmes dhe ju siguroj se angazhimi dhe performanca e LSI-se, ne te gjitha nivelet e qeverisjes, do te jete vertet teper premtuese", tha kreu i LSI-se. Deklarata e kreu te LSI-se u be nje dite para se ne Gjykaten e Larte te jepet pretenca ne lidhje me procesin e nisur per videopergjimin e realizuar nga ish-ministri dhe deputeti i LSI-se, Dritan Prifti. Ne konferencen e pare te dhene per kete vit, kreu i LSI-se ka theksuar se procesi i integrimit dhe zgjedhja e strukturave te reja te LSI-se do te jene angazhimet kryesore te kesaj force politike. "Ne, si LSI, do te jemi teper aktiv ne drejtim te identifikimit jo vetem te problematikave te ndryshme, por edhe te bashkimit te energjive me te gjitha keto forca te shoqerise sone, me qellim interesin e perbashket te progresit te vendit dhe te shoqerise tone. Natyrisht, edhe nje here tjeter, dua te theksoj se kryefjale e angazhimit tone do te vazhdoje te mbetet integrimi evropian, bashkepunimi me te gjithe faktoret dhe grupet e interesuara ne kete vend, per te cuar para projektin e te gjithe shqiptareve", u shpreh kreu i LSI-se. Meta ka theksuar se "procesi i qeverisjes, eshte shume e rendesishme, te jete nje proces sa me gjitheperfshires ne raport me opinionin publik, qytetaret dhe taksapaguesit, me grupet e interesit". Ne kuader te procesit te ristrukturimit te degeve te LSI-se, gara ne kete force politike do te zhvillohet edhe per zgjedhjen e kryetarit. I pyetur nese do te ishte kandidat per kete post, Meta u shpreh se pas rezultatit te zgjedhjeve te 8 majit, eshte dhe me shume i motivuar per te kandiduar. "T'ju them qe nuk do te jem, do ta merrni si modesti te tepruar dhe ndonjehere dhe modestia e tepruar gjykohet negativisht. Nuk ka sesi, s'mund te jem per aq kohe sa ne 8 maj LSI-ja arriti nje rritje spektakolare ne raport me zgjedhjet e vitit 2009, pra mbi 40 mije vota. Por, jam i bindur qe do te kete dhe kandidatura te tjera dhe te gjitha jane te mirepritura qe te zhvillojne alternativat e tyre, ne te miren e ketyre objektivave qe sapo theksova me pare", u shpreh dje kreu i LSI-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›