E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimi i grabitësve të bankës: Po të kapën mos trego për paratë

TIRANE - Përgjimet e kryera nga organet e hetimit, për grabitjen e 1 milion lekëve të reja në një bankë në autostradë kanë provuar për policinë dhe Prokurorinë, përfshirjen në këtë krim për tre të arrestuarit lidhur me këtë ngjarje. 

Një ditë pas kryer së grabitjes nga tre personat e dyshuar, policia dhe Prokuroria kanë interceptuar biseda telefonike të kryera mes Fatjon Karanxhës dhe Edmir Shehut si dhe Luan Kuçit. Në mënyrë të veçantë, hetuesve iu ka bërë përshtypje një telefonatë e mbërritur nga telefoni i poseduar nga Edmir Shehu, në drejtim të numrit telefonik të poseduar nga Fation Karanxha. Menjëherë pas hapjes së telefonit, Shehu dhe Karanxha kanë folur mes tyre që të mos tregoheshin ku ishin fshehur paratë. “Nëse të kapin ty përpara, mos trego se ku janë fshehur paratë”, mësohet të ketë komunikuar i pari, Fatjon Karanxha pasi ka mësuar se Shehu, ishte larguar nga Tirana. Kjo fjali është administruar nga specialistët e hetimit të cilët më parë kishin marrë të dhëna nga një informator se autorët e grabitjes së bankës ishin personat që merreshin me vënien e targave mjeteve të personave të ndryshëm që sapo ishin pajisur me to, pranë drejtorisë rajonale të transportit rrugor. Kaq ka mjaftuar që hetuesit e policisë dhe të Prokurorisë të kishin si të dyshuar persona konkretë. Nëpërmjet kësaj bisede, hetuesit kanë identifikuar edhe telefonin e Luan Kuçit, personit tjetër të përfshirë në grabitje. Veç kësaj, bisede sipas policisë në është kapur edhe një fjali tjetër ku personat i kërkojnë njëri- tjetrit të heshtin edhe për mjetet, me të cilët ata kanë lëvizur pas ngjarjes. Hetuesit pohojnë se janë gjetur rreth 2 milionë e gjysmë lekë të vjetra nga 10 milionë të tilla, që u morën në bankë. Sasia e mbetur e pagjetur e parave, besohet se është fshehur nga i arrestuari Edmir Shehu, ndërsa policia ende nuk ka mundur të gjejë vendndodhjen e tyre. Ndërkaq, gjatë marrjes së tyre në pyetje përpara oficerëve të policisë të martën, personat nuk kanë pranuar të kenë kryer vjedhjen. Ata janë mundur të argumentojnë se ku kanë qenë, por nuk japin shpjegime se ku kanë qenë nga ora 12:00 deri në 14:00, hark kohor në të cilin është vjedhur banka. Të premten në mesditë në autostradë tre persona, grabitën me armë degën e një banke, nga ku morën rreth 1 milion lekë të reja.                             d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›