Athinë, shqiptari arrestohet me 6.6 kg heroinë
GREQI – Një emigrant shqiptar u arrestua dje nga policia greke në Athinë për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për tregtim të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve nga policia e Athinës, mësohet se Altin Hajdari është arrestuar në flagrancë, duke i shitur një sasi heroine një përdoruesi të drogës në kryeqytetin e Greqisë. Menjëherë pas kapjes së emigrantit duke kryer këto veprime, policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku u gjetën 6.6 kilogramë heroinë e pastër, një pistoletë tip “Zastava” dhe tre krehra të mbushur me fishekë. Burimet nga policia e Athinës dhe sektori i antidrogës, thanë se shqiptari Altin Hajdari hetohet si kreu i nja bande kriminale, e cila vepron në drejtim të trafikut të lëndëve narkotike dhe tregtisë së sendeve të grabitura. Pas arrestimit të shqiptarit, policia greke konfirmoi se ka zbuluar edhe dy bashkëpunëtorë të tij, të cilët u shpallën në kërkim. Sipas hetuesve, Altin Hajdari dhe anëtarët tjerë të bandës së drejtuar prej tij po hetohen për përfshirje në vjedhjen e 200 banesave në disa zona të Athinës. Ata gjithashtu dyshohet se janë implikuar në disa episode kriminale të vjedhjes së 15 autoveturave, që më pas janë shitur në rajone periferike të Greqisë ose jashtë saj. Sipas autoriteteve greke, anëtarët e të njëjtës bandë, katër shqiptarë, u arrestuan pak kohë më parë gjatë një aksioni të sektorit kundër krimit të organizuar të policisë në Athinë. Hetuesit thonë se në disa grabitje, shqiptarët kanë vepruar dhunshëm duke kërcënuar me armë pronarët e shtëpive apo punonjësit e supermarketeve që kanë vjedhur. Hetimet ndaj këtij grupi keqbërësish sipas policisë, kanë filluar disa kohë më parë, pasi agjentët ranë në gjurmët e aktivitetit të personave të dyshuar. Katër të arrestuarve një muaj më parë, u janë sekuestruar disa makina luksoze, ndërsa në bagazhet e tyre u gjetën armë, maska dhe mjete të tjera, që dyshohet se janë vënë në përdorim gjatë kryerjes së veprave penale, për të cilat akuzohen shqiptarët. Ata pritet të dalin para gjykatës që do të shqyrtojë akuzat e ngritura ndaj tyre, e cila më pas do të japë edhe vendimin përfundimtar, duke vlerësuar edhe provat e mbledhura nga policia dhe Prokuroria. Altin Hajdari i dyshuar si drejtues i grupit pritet të dalë para gjykatës në Athinë fillimisht për vlerësimin e arrestit dhe masës së sigurisë e më pas për shqyrtimin gjyqësor të akuzave dhe provave të mbledhura nga policia për aktivitetin që ai dyshohet se ka kryer.