Festa e 28 Nentorit/ Tirana bashkoi shqiptaret e mbare trojeve
Dita e flamurit solli një atmosferë feste në të gjithë kryeqytetin.
Qindra mijra qytetarë të Tiranës, Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë trojeve shqiptare, u bashkuan në Tiranë për të festuar si kurrë më parë ditën më të rendësishme të historisë tonë kombëtare.
Bashkia e Tiranës në përkujtim të 99 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare i kushtoi rëndësi të vecantë dekorit të qytetit dhe vendosjes së simboleve kombëtare në të gjithë akset e rëndësishëm të kryeqytetit.
Shkëlqimi i Tiranës në datën 28 nentor, ftoi jo vetem kryeqytetasit që të festonin por edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Statistikat e publikuara nga policia tregojnë se më datë 28 nëntor në Tiranë kanë ardhur 1536 qytetarë nga Kosova, 702 shqiptarë nga Maqedonia dhe 184 nga Mali i Zi.
Bashkia e Tiranës kishte organizuar aktivitete të larmishme për të gjithë grupmoshat duke i dhënë mundësi të gjithëve për të festuar ditën e pavarësisë në Tiranë
Për herë të parë pas 11 vitesh ditelindja e shtetit shqiptar i bashkoi të gjithë Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi që të festonin denjësisht festën e flamurit kombëtar në Tiranë.