E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshtice, kapen 160 kg marihuane

Korce-Uniformat blu te Korces, kane zbuluar dhe goditur trafikimin e nje sasie lende narkotike, qe po transportohej drejt vendit fqinj, Greqise. Ne baze te informacioneve te marra ne lidhje me kete trafik, sektori i Luftes Kunder Krimit te Organizuar i Policise se Korces, se bashku me policine kufitare kane organizuar dhe operacionin e koduar "Palma". Keshtu rreth ores 06.00 te mengjesit, nje fugon me targa te Elbasanit EL 34 71 C, eshte ndaluar per kontroll ne piken kufitare te Kapshtices. Ne momentin e ndalimit ne te udhetonin 2 persona, pronari i automjetit Blerim Sina si dhe shoqeruesi i tij, Arif Saliu. Policia ka kerkuar te ushtroje kontroll brenda ne makine, pas dyshimeve nga informacionet qe dispononin agjentet e Antidroges. Nga kontrolli i pjeseve te brendshme te automjetit, eshte konstatuar se ne kabinen e makines ishte fshehur nje sasi lende narkotike e llojit marihuane. Lenda narkotike, u gjet e ndare ne 46 pako dhe transportuesit e saj, synonin ta kalonin ate drejt Greqise. Policia ka arrestuar ne flagrance drejtuesin e fugonit, 35-vjecarin Blerim Sina, lindur dhe banues ne Balldren te Elbasanit dhe shoqeruesin e tij, 34-vjecarin Arif Saliu, lindur ne Elbasan dhe banues ne Pajove, Peqin, i denuar me pare per falsifikim. Sipas policise, dyshohet se lenda narkotike kishte origjine Lazaratin, pasi ne njeren prej pakove te sekuestruara ishte shkruar emri i ketij fshati. Nga hetimet, dyshohet se dy personat e arrestuar, ishin transportues te ngarkeses, e cila ishte nisur prej Elbasanit. Policia po punon per te zbardhur emrat e ketij rrjeti trafiku, te linjes Shqiperi-Greqi. Ne nje kohe qe ka nisur nje aksion i gjere ne shkalle vendi, ndaj mbjelljes dhe kultivimit te lendes narkotike kanabis sativa, ne anen tjeter trafikantet nuk kane ndaluar se vepruari. Ne nje periudhe kohe prej dy javesh, ne piken doganore te Kapshtices, kjo eshte ngarkesa e bllokuar me lende narkotike, qe ka destinacion tregun e Greqise. Dy jave me pare, sektori i Antidroges bllokoi nje ngarkese prej 100 kg kanabis, e cila ishte fshehur ne karrocerine e nje kamioni te drejtuar. Nga hetimet rezultoi se ngarkesa e droges, ishte pjese e nje trafiku nderkombetar te lendeve narkotike, ndersa policia arrestoi shoferin e automjetit.

Te arrestuar
Blerim Sina, 35 vjec
Arif Saliu, 34 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›