E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy shperndares droge, me arme dhe para` false

Tirane-Policia e kryeqytetit ka vene ne pranga, dy shperndares te lendeve narkotike. Burime zyrtare te policise bene te ditur se dy te arrestuarve Gramoz Sulaj dhe Rinor Osmani, ne momentin e ndalimit iu gjet nje sasi prej 115.5 grame heroine. Prej disa kohesh policia ishte vene ne ndjekje te aktivitetit te tyre, te dyshuar si shperndares te lendeve narkotike ne kryeqytet. Gjate kontrollit te ushtruar nga policia, atyre u jane gjetur edhe kartemonedha te falsifikuara 5 mije lekeshe te reja, si dhe nje arme zjarri pistolete. Burime te policise bene te ditur se kane nisur hetimet, per te dokumentuar veprimtarine kriminale te te arrestuarve ndersa po hetohet edhe per persona te tjere, bashkepunetore te tyre. Ndaj dy te arrestuarve jane ngritur akuzat per "mbajtje dhe shperndarje te lendeve narkotike", si dhe "perdorim i kartemonedhave te falsifikuara" e "armembajtje pa leje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›