E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishtlindje ne konvikt me caj recel e biskota

/ /

Me fatlumet e kane kaluar kete feste tek te afermit e tyre ku edhe jane te evakuuar ndersa me qindra te tjere ne ambientet e konvikteve ku jane vendosur prej rreth 20 ditesh. Kushtet ne te cilat i gjeti kjo ngjarje e shenuar per besimtaret e krishtere jane te tilla qe vetem per feste as qe mund te behet fjale. Me shtepi te permbytur me pajisje te shkaterruara pa rroba pa kushte te mjaftueshme per nje familje normale pa nje tryeze feste sic i ka hije nates se Krishtlindjeve. Keshtu i gjeti nata e Krishtlindjeve rreth 1500 banore te zonave periferike te qytetit te Shkodres te cilet jane te strehuar ne konviktet e shkollave te mesme te qytetit. Ata qe kane pasur pak mundesi financiare kane mundur te gatuajne dicka ndryshe me enet e kuzhines se menses. Ja si e pershkruan nje nate te tille feste Prenda Pali nje nga shume banoret e lagjes se Livadheve e cila eshte strehuar ne konviktin e shkolles industriale.
Znj. Pali prej sa kohesh jeni ne konvikt
Une jam ketu qe me 2 dhjetor ne darke. Jemi nder familjet e para qe kemi ardhur ne konviktin e Shkolles Industriale bashke me burrin dhe femijet e mi.
Si jane kushtet ne konvikt
Edhe ne hotelin me te mire te te cojne si ne shtepine tende nuk ka. Le pastaj po te flasim per kushtet e nje konvikti qe eshte per te strehuar studente e jo familje me femije te moshave te ndryshme. Pervec kesaj kur mendon se ne kemi ikur vetem me teshat e trupit merreni me mend vete se si ndihemi ne keto ambiente. Zoti na ka ruajtur nga semundjet pasi keshtu si jemi ne veshtire se mund te shtyhet me gjate. Kemi 20 dite me ato tesha qe kishim veshur kur u evakuuam. Ndihma po vijne perdite por nuk dime se kur do te na vije radha ne. Jo me larg se mbreme qe ishte nata e Krishtlindjeve erdhi e u shkarkua nje kamion me ndihma por akoma spo na japin asgje.
Meqenese i permendet Krishtlindjet a mund te na e pershkruani pak se si e keni kaluar mbremjen e festes
shte turp te themi se mbreme qe ishte nje prej festave tona me te shenjta e kemi kaluar si mos me keq. Nuk kishim mundesi te blinim asgje pervec ushqimit te konviktit. Menyja e kesaj nate per ne ishte caj recel biskota dhe Coca-Cola. Ne fakt ne dreke kishim patate mish dhe makarona por meqenese mbreme ishte nate e shenjte dhe ne ne baze te rregullave te fese sone duhej qe kesaj radhe mos te hanim as bylmet dhe as mish iu lutem drejtuesve te konviktit qe te mos na i jepnin keto ushqime.
Pra merreni me mend vete se si jemi ndier ne nje nate te tille me ate pak ushqim ne nje dhome konvikti ne nje kohe qe vitet e tjera jemi mbledhur ne shtepine tone rreth bredhit te Krishtlindjeve dhe kemi festuar sic duhet.
Po ndonje aktivitet me rastin e ketyre festave
Gjate paradites bashkia kishte sjelle nje grup nga Shtepia e Kultures dhe per rreth 2 ore na kenaqen me kenge e valle. Ky ka qene deri tani momenti me i gezueshem per ne.
E keni per here te pare evakuimin ne konvikt
Kjo eshte hera e dyte por me nje ndryshim te vogel qe heren e pare erdhem pak pasi festuam Krishtlindjet dhe Vitin e Ri e tani jemi para ketyre festave dhe sic po duket moti kushedi deri kur do te vazhdoje kjo gjendje. Kryeministri ka dhene urdher te nise verifikimi i demeve. Por edhe studentet duhet te vijne te nisin shkollen nuk di si do na veje filli...
Gjate kesaj kohe keni shkuar per te pare gjendjen e baneses
Burri shkon gati perdite por eshte e kote se cdo gje eshte prishur nga uji. Uji na ka marre te gjithe gjene e gjalle.
Cili eshte apeli juaj ne keto momente te veshtira qe po kaloni
Komisioni i demeve duhet te filloje nga puna nje ore e me pare me qellim qe te na percaktohet vlera e demit. Sado leke qe te na japin nuk ka leke qe na e sheron tmerrin qe perjetuam mbremjen e 2 dhjetorit kur pame qe per nje ore uji na mori gjithe pasurine qe kishim.

SHKODER/ RIDVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›