E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Kushtetuta e ligji do të zbatohen edhe në veri

PRISHTINE - Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, është zhvilluar sot takimi i radhës i Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Kryeministri ka vlerësuar si të qëndrueshme gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, me përjashtim të veriut ku situata e përgjithshme e sigurisë mbetet e tensionuar dhe vazhdon të provokohet nga strukturat ilegale dhe ekstremiste serbe.

Thaçi nënvizoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë veprime që edhe në “veri të shtrijë kushtetutshmërinë dhe zbatimin e ligjit, duke pasur edhe mbështetjen nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe NATO”.

Në takim u tha se qeveria e Kosovës, “me gjithë kundërshtimet e disa subjekteve politike”, me obligimet e saj ndaj bashkësisë ndërkombëtare, ka ndjekur një politikë parimore, duke treguar gatishmëri të vazhdojë bisedimet teknike me Serbinë.

Meqenëse ky vit kalendarik është edhe viti i përmbylljes së Pavarësisë së Mbikëqyrur, u vlerësua i domosdoshëm propozimi që Kosova të fillojë me Rishikim Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›