E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkeqesohet industria ne Eurozone

Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë është ulur në nivelin minimal në tre vitet e fundit. Indeksi që mat ecurinë e sektorit industrial ka rënë në 45,9 pikë më shumë sesa pritjet e ekonomistëve. Me këto të dhënave konfirmohet një terren recesioni për të katërtin muaj në radhë. Por sipas shoqërisë së kërkimeve ekonomike Markit, në përkeqësim ka qenë edhe sektori i shërbimeve. Në sektorin privat kërkesa për produkte është reduktuar për të dhjetin muaj në radhë, krysisht në sektorin e manifakturës. Gjithsesi të dhënat e Markit tregojnë se ka një përmirësim në normën e optimizmit për perspektivat e sektorit kundrejt tremujorit të parë. Po kështu në muajin maj është regjistruar një rënie e normës së punësimit në sektorin privat në të 17 vendet e Eurozonës duke filluar që nga muaji janar i këtij vitit. Sipas raportit të Markit, përfitimet e kompanive kanë qenë në reduktim të vazhdueshëm e ndikuar nga ulja e kërkesës dhe si rrjedhojë i ka detyruar bizneset të reduktojnë numrin e personelit. Ekonomistët e Markit komentojnë se të dhënat e majit sugjerojnë se kriza në Eurozonë po përkeqësohet gjë që përkthehet në një rrudhje në terma të PBB me 0,5% edhe në tremujorin e dytë të vitit. Një rrudhje e ekonomisë gjithnjë e në rritje në vendet periferike të zonës euro është reflektuar edhe në Francë dhe Gjermani, thuhet në raportin e Markit, gjë që ka shënuar përkeqësimin më të madh të kushteve operative në tre vjet, kështu që edhe Gjermani rrezikon të ketë një ekonomi në rënie në tremujorin e dytë të vitit nëse situata vijon të përkeqësohet edhe në muajin qershor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›