E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH vjedh hapur qytetarët, faturat e energjisë 2 herë më të larta se vlera reale

Faturat aforfe vjedhje e "legalizuar" nga shteti
Qytetarë të Tiranës, konsumatorë familjarë të energjisë elektrike, denoncojnë publikisht abuzimet e vazhdueshme që u bëhen me shifrat e faturave të energjisë elektrike. Përveç varfërisë ekonomike, qytetarët po përballen edhe me vjedhjen mujore nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes se Energjisë Elektrike. Ata ankohen se më të shumtën e muajve, faturat e energjisë elektrike vijnë me shifra të mëdha, të cilat i kalojnë disa herë totalin e kv/orëve të konsumuar dhe shumën e faturës së muajt të kaluar. Elektricistët që verifikojnë matësit, nuk japin asnjë shpjegim për shifrat e shënuara dhe as nuk lejojnë që të shikohet ato nga konsumatorët, të cilët kanë kontratë të rregullt dhe shlyejnë çdo muaj detyrimet ndaj KESH- it. Në këtë mënyrë, sipas konsumatorëve, vjedhja me faturat e energjisë elektrike që i kalon disa herë shifrat reale të harxhuara, bëhet nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes duke përfituar e gjithë hierarkia, që nga elektricistët deri tek qeveritarët. Përgjithësisht, në muajt e dimrit, kur konsumoj më shumë energji elektrike, fatura më ka ardhur 3000-4000 lekë, sepse gatimin dhe ngrohjen i përballoj me gaz. Këtë konsum kilovatësh e ruaj dhe e frenoj në mënyrë të njëtrajtshme për çdo muaj. Por ka raste, siç ndodhi muajin janar të këtij viti, kur shifra e shënuar në faturë më vjen me dyfishin e shumës së muajve normalë. Edhe matësit e energjisë elektrike nuk na lejojnë për ti shikuar, sepse ata janë të mbyllur më çelës në katet e para të pallateve. Jam ankuar disa herë por asgjë nuk ka ndryshuar, u shpreh për gazetën SOT një pensionist, banor i Njësisë Bashkiake Nr. 2. Shtrirja gjeografike e zonave, prej të cilave ankohen qytetarët për dëmin e rëndë ekonomik që u shkaktohet me faturat e energjisë elektrike, është masiv dhe jo vetëm në një zonë të kryeqytetit, por në të gjitha njësitë bashkiake, madje edhe në periferi, si në Kamëz, Bathore etj., ku nuk ka matës fare. Ndërkaq, vetë rritja e energjisë elektrike në 2008, nga 7 lekë në 12 lekë për kv/orë, ku bashkë me TVSH- në arrin shifrën 14, 4 lekë për kv/orë, e ka rrënuar tej mase ekonominë e brishtë të shqiptarëve, pa marrë parasysh abuzimet me shifra marramendëse me faturat e energjisë elektrike. OSSH- ja, e përsosur ne babëzinë e saj, vazhdon të grabisë qytetarët e thjeshtë të Tiranës, më së shumti pensionistët e pambrojtur me kontrata të rregullta, dhe nga ana tjetër dëshmon paaftësi për të vjelë detyrimet e konsumatorëve të sektorëve privatë, apo për të konstatuar vjedhje të energjisë elektrike nga familjarë të ndryshëm.
Faturat aforfe dhe përgjigjet e Zyrës së Ankesave
Në shumë zona të kryeqytetit, OSSH- ja vazhdon të presë fatura aforfe, kështu punonjësit e KESH nuk lexojnë matësit, por shënojnë shifra në tym sipas vullnetit individual, ose sipas urdhrave të shefave të tyre, pa përcaktime të sakta të kilovatëve të konsumuar. Kjo vjedhje kaq e hapur, kaq tragji-komike, natyrisht është legalizuar nga vetë shteti dhe është planifikuar thellësisht skema. Tradita e faturave aforfe në vendin tonë. Që kur ka zënë fill historia e bujshme e vjedhjes më anë të faturave të energjisë elektrike, dreri më tani, asnjë nga qytetarët e ankuar për dëmin e shkaktuar ekonomik, jo vetëm që nuk janë dëmshpërblyer ekonomikisht, por as që ka marrë një përgjigje zyrtare negative apo pozitive qoftë nga Zyra e Ankesave të OSSH-së. Burime nga Drejtoria Zonale në Tiranë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, bëjnë të ditur se ka 40-50 ankesa në javë. Sipas tyre, përgjigjja ndaj ankesave të shumta është formulë e gatshme, stereotip, për të gjithë njëlloj: Shifra e shënuar në faturë sipas qejfit të punonjësve duhet paguar patjetër, pastaj ne do të bëjmë verifikimet tona. Në të gjitha këto çka shprehëm, shkelet çdo pikë e ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, për shitjen e energjisë, mënyrë e faturimit  dhe shërbimet, ku thotë Shitja e energjisë elektrike llogaritet në bazë të konsumit real dhe vlerësohet nëpërmjet aparateve matëse, ndërkaq vlera e konsumit real paraqitet në faturë, së bashku me çmimin, në mënyrë të qartë e të lexueshme për qytetarin dhe jo e dyshimtë.

Ankohen qytetarët:

Gazmor Halilaj
Meqenëse në muajin dhjetor 2008, fatura e energjisë elektrike më erdhi me shifrën prej 12 600 lekësh të reja, për muajin janar mora masa për të harxhuar sa më pak, duke reduktuar në maksimum ndezjen e pajisjeve elektrike, por siç e sheh edhe vetë, për këtë muaj fatura shënon shifrën12 800 lekë të reja. Jam plotësisht i bindur se nuk i kam harxhuar kaq shumë kv/orë për të arritur këtë shifër. Jam ankuar dhe do të ankohem sërish për këtë dëm ekonomik të shkaktuar për muaj me rrallë, por as që shpresoj që mund të merren masa nga OSSH-ja. Ndërkaq, denoncoj publikisht dëmin ekonomik që po më shkakton OSSH.

Sheqere Pema
Ndonëse muajin e kaluar, pra muajin janar, nuk ka banuar asnjë njeri në shtëpinë time, sepse unë jetoj e vetme dhe kam qenë te vajza që e kam të martuar, ndërkohë të gjitha pajisjet elektrike në shtëpi i kamë lënë të fikura deri tek llambat, fatura e energjisë elektrike më ka ardhur me shumën prej 6 700 lekësh, gati sa shuma e pensionit tim. Jam 85- vjeçe dhe nuk kam mundësi për të lëvizur nëpër institucione, në mënyrë që të ankohem për këtë padrejtësi dhe dëm që më është shkaktuar. Ndërkohë, elektricistët më akuzuan se mund të kisha harruar pajisjet elektrike ndezur. Kështu më ka ngjarë edhe më parë, jeton sjeton njeri në shtëpi, fatura më vjen njëlloj, me shifra marramendëse. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të paguaj shumën, ose të rri pa drita. Edhe nëse jam e aftë që ta dalloji, matësin nuk më lejojnë për ta shikuar, atë e sheh vetëm elektricisti në fund të muajit.  

Alfred Kozia
Në muajin dhjetorë, në fatura e energjisë elektrike më ka ardhur shifra prej 18 000 lekë të reja, kurse për muajin janar, siç po çuditesh vetë, shënon 27 000 lëmë. Pra, për të paguar faturën mujore të këtij muaji, duhet e gjithë rroga e një punonjësi të mesëm. Sa herë që jam ankuar për mospërputhjen midis shifrës që shënon matësi i energjisë elektrike dhe shifrës së shënuar në faturë, kam marrë të njëjtën përgjigje shokuese dhe absurde nga Drejtoria Zonale e Tiranës; Shifrat e shënuar në kompjuter nuk mund të kthehen mbrapsht. Në faturën e energjisë elektrike që keni konsumuar janë përfshirë edhe 15 ditë të muajt pasardhës. Shuma e faturës së këtij muaji, arrin mbi 1 000 lekë të reja më shumë se i një muaji më parë.
 

Hurma Mollani
Jetoj në mes të kryeqytetit dhe fatura e energjisë elektrike ende më vjen aforfe. Këtë rrallë më ka ardhur 50% më shumë se sa muaji që kaloj, pra 15 480 lekë. Në faturën e shitjes së energjisë elektrike, abonent familjarë, siç e sheh edhe vetë, nr. i matësit është shënuar me 0, pra nuk ka matës fare. Unë nuk e kuptoj se në çfarë kriteresh bazohen elektricitet, kur kanë shënua këtë shumë kaq të madhe për ta paguar dhe si mund të shënojnë shuma në tym pa pasur asnjë të dhënë për kv/orët e harxhuara. Faturat aforfe janë veprime të qëllimshme për të dobësuar ekonominë e qytetarit dhe për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme një grup i ngushtë shtetarësh.  

Bese Ajazi
Faturat e energjisë elektrike po na shkatërrojnë ekonomikisht. Muajin e fundit më kanë ardhur 40% më tepër se sa muajt e mëparshëm, konkretisht 9 500 lekë. Matësin që ka vendosur OSSH-ja, nuk e kemi parë asnjëherë, sepse matëset janë vendosur në katet e para të pallatit të mbyllur me çelës, ato i shikojnë vetëm elektricistët. Këtu nuk ka asnjë lloj transparence, kështu që ne nuk kemi se si të bindemi për detyrimet faturuara që na shënojnë për ti shlyer. Jemi ankuar disa herë tek Zyra e Ankesave, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje negative. Operatori i sistemit të shpërndarjes është i gatshëm vetëm për të ndëshkuar qytetarët, por në asnjë herë nuk ndërhyn kur qytetarit faturohen shuma të jashtëligjshme dhe të pabaza.   

Elsa Toçi
Familja ime përbëhet nga tre amtar. Gatuaj dhe ngrohem me gaz ose me dru. Çdo fund muaj përjetojmë një stres të pa parë. Drita kemi vetëm 4-5 or

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›