Përkrahës të deputetëve protestojnë para Kuvendit
Autori i Lajmit: red.
Përkrahës të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Demokristiane dhe PS 91, të grumbulluar në sheshin përballë Kuvendit të Shqipërisë, shprehën të mërkurën mbështetje për deputetët e këtyre partive, të cilët ndodhen në një grevë urie që nga e hëna e kësaj jave, nën moton "Për mbrojtjen e votës së lirë". Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh se “jemi mbledhur këtu me një mision, të mbrojmë votën, e cila na është dhunuar”. Sipas Vasilit, vota është e shenjtë dhe deputetët që janë në grevë kanë një qëllim, të rivendosin demokracinë. Vasili ka paralajmëruar greva dhe jashtë vendit. Në mbështetje të grevistëve është shprehur dhe deputeti i Qendrës, Durim Lamaj.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008